Skip to content
Gazeta.al
Menu
  • Lapsi
  • Shekulli
  • Dita
  • Shqiptare
  • Mapo
  • Panorama
  • Albeu
  • Standard
Menu

Greqia dhe Shqipëria: Kemi gjetur zgjidhje për çështjen e toponimeve

May 12, 2014

minMinistria e Jashtme e Shqipërisë dhe ajo e Greqisë dolën me një deklaratë të përbashkët, ku njoftuan se kanë gjetur një zgjidhje për çështjen e toponimeve në pasaportaa

“Gjatë takimit tonë të fundit në Selanik, më 8 maj 2014, në kuadër të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ne u përqendruam në trajtimin e çështjes së pasqyrimit të emrave gjeografikë (toponimeve) të njërit vend në dokumentet e vendit tjetëra Natyrisht, është e qartë se përdorimi i ekzonimeve, sipas praktikës së derisotme, nuk paragjykon sovranitetin apo integritetin territorial të vendit fqinja

Sot në Bruksel, ne u pajtuam në mendimin se është e nevojshme që këto toponime të shprehen në një mënyrë uniforme, me qëllim që të shmanget konfuzioni që mund të krijohet nga format e ndryshme të përkthimit ose shqipërimit të emrit të një vendi të dhënëa Për këtë arsye, ne ramë dakord se një adresim tek katalogët zyrtarë që secili vend ka paraqitur tek mekanizmat përkatës në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare dhe, veçanërisht, standardet ICAO, janë mënyra më e sigurt dhe e duhur për zgjidhjen e kësaj çështjeje, që, megjithëse e thjeshtë, ka rezultuar me probleme të shprehura administrative për një numër të konsiderueshëm shtetasisha

Gjatë periudhës tranzitore, deri në përgatitjen e dokumenteve të reja, do të lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve në kufirin e dy vendeve bazuar në praktikën ekzistuese të “moratoriumit”a Ministrat angazhohen të ndërmarrin të gjithë hapat/masat ligjore dhe administrative për zbatimin e kësaj procedure, jo më vonë se data 1 janar 2015,” thuhet në njoftimin zyrtara

Source: Tema – Aktualitet

©2023 Gazeta.al SKAI Software Solutions