Nga data 1 qershor, Greqia do të rikthejë pensionet OGA për të moshuarit minoritarëa
Lajmi është dhënë nga guvernatori i Institutit të Sigurimeve OGA, sipas të cilit nga këto pensione përfitojnë rreth 23a000 personaa
Siç raporton News24, guvernatori tha se rivendosja e pensioneve për të moshuarit nga minoriteti grek në Shqipëri dhe për të riatdhesuarit nga ish- Bashkimi Sovjetik, është urdhëruar nga kryeministri Antonis Samaras dhe do të zbatohet shumë shpejta
Pensionet OGA u hoqën 2 vjet më parë dhe për rikthimin e tyre u vendos si kusht, qëndrimi për mbi 20 vjet në Greqi dhe që përfituesit të mos merrnin pension në asnjë vend tjetëra
Pensionet kapin shifrën e 360 eurove në muaj dhe prej tyre kanë përfituar rreth 18a000 minoritarë grekë në Shqipëri, apo persona që kanë mundur të sigurojnë dokumente, që vërtetojnë lidhje me kombësinë grekea
Source: Tema – Aktualitet