Në ditën e pestë të grevës së urisë dy grevistë kanë lënë çadrën për shkak të rëndimit të gjëndjes shëndetësorea Hastrit Lika, ish mirëmbajtës në ISKSH rreth orës 08:30 minuta është shoqëruar me ambulancë drejt spitalit për të marrë mjekimin e duhura
Disa minuta më pas një tjetër grevist është parë të dalë nga çadra me barrelëa Grevisti që la grevën është Mahir Reçi, ish-punonjës i mirëmbajtjes tek konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimita
Gjatë ditës së djeshme u detyruan të largohen nga çadra për të marrë ndihmën mjekësore tre grevistë të tjerëa Ata ishin Petrit Fejzullahi ish-financier në ISKSH, Mehmet Cemurati ish-gardist dhe Ludovik Berisha ish-inspektor zjarrëfikëse në Berata
Pas trajtimit në spital, të tre grevistët janë rikthyer sërish në çadra për të vazhduar grevën e urisëa Numri i grevistëve në grevën e urisë tashmë është 12a
Kryetarja e Shoqatës së të larguarve nga administrata Nertila Qafzezi, akuzoi bluzat e bardha se nuk po mundësojnë kthimin e grevistëve që marrin mjekim në spitala Ajo denoncoi bluzat e bardha edhe për mosdhënien e mjekimit në spital, ku deklaroi se grevistët po lihen si qentë në korridorea
Source: Tema – Aktualitet