Skip to content
Gazeta.al
Menu
  • Lapsi
  • Shekulli
  • Dita
  • Shqiptare
  • Mapo
  • Panorama
  • Albeu
  • Standard
Menu

Greva e urisë në ditën e 5-të/Tre grevistë dërgohen në spital, njëri humb ndjenjat

May 25, 2014

grevaNë ditën e pestë të grevës së urisë dy grevistë kanë lënë çadrën për shkak të rëndimit të gjëndjes shëndetësorea Hastrit Lika, ish mirëmbajtës në ISKSH rreth orës 08:30 minuta është shoqëruar me ambulancë drejt spitalit për të marrë mjekimin e duhura

Disa minuta më pas një tjetër grevist është parë të dalë nga çadra me barrelëa Grevisti që la grevën është Mahir Reçi, ish-punonjës i mirëmbajtjes tek konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimita

Ndërkohë një tjetër grevist ka shfaqur probleme shëndetësore, teksa ka rënë në tokë duke humbur ndjenjata Ai është Mehmet Cemurati, i cili fillimisht ka marrë ndihmën e parë  nga mjekët që qëndrojnë pranë çadrave dhe është nisur me ambulancë për në spitala Kjo është e disata herë që ky grevist ndihet keq megjithatë ai shprehet i vendosur për të vazhduar grevëna 

Gjatë  ditës së djeshme u detyruan të largohen nga çadra për të marrë ndihmën mjekësore tre grevistë të tjerëa Ata ishin Petrit Fejzullahi ish-financier në ISKSH, Mehmet Cemurati ish-gardist dhe Ludovik Berisha ish-inspektor zjarrëfikëse në Berata

Pas trajtimit në spital, të tre grevistët janë rikthyer sërish në  çadra për të vazhduar grevën e urisëa Numri i grevistëve në grevën e urisë tashmë është 12a

Kryetarja e Shoqatës së të larguarve nga administrata Nertila Qafzezi, akuzoi bluzat e bardha se nuk po mundësojnë kthimin e grevistëve që marrin mjekim në spitala Ajo denoncoi bluzat e bardha edhe për mosdhënien e mjekimit në spital, ku deklaroi se grevistët po lihen si qentë në korridorea

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka vizituar paradite grevistët e urisë, ndërsa e cilësoi grevën njerëzore dhe aspak politikea Ai theksoi se politika e ka për detyrë të mbështesë kauza të tilla ndërkohë që sipas tij nga Kryeministria nuk ka asnjë reagima

“Është dita e pestë gjendja shëndetësore duket e agravuara Gjendja psikologjike është përforcuar sepse grevistët janë të vendosur ta çojnë deri në fund kauzën e tyrea Nga godina përballë, e cila është godina e heshtjes dhe mashtrimit nuk ka asnjë lloj reagimia Është një vetsakrifikim në emër të një standardi që prej kohësh kërkohet të vendoset në shteti shqiptar që është zbatimi i ligjita Ka pasur shumë interpretime për grevëna Është thënë edhe që kjo grevë pengon statusin apo që është politikea Por këto janë thënë nga politikanë që emocione të tilla i kanë kur shohin portretin e Enverit dhe të thonë “Parti Enver”a Nuk është aspak politike, është njerëzorea Janë sakrifica njerëzore në emër të zbatimit të ligjita Nuk është grevë politike është grevë e qytetarëve kundër arbitraritetit të politikës”, tha ligjvënësi demokrata 

Source: Tema – Aktualitet

©2025 Gazeta.al SKAI Software Solutions