Artan Hoxha, gazetari investigativ i emisionit “Xhungël” komenton në faqen e tij në rrjetin social Facebook, se punonjësi i policisë, i cili akuzohet nga ish- kryeministri Sali Berisha për dhunë ndaj disa të larguarve nga administrata në grevë urie, është i njëjti që është shpërblyer nga Berisha për punën e tij më 21 Janara
Atëherë opozita e akuzoi për dhunë ndaj protestuesvea
Gazetari Hoxha duke vendosur paralelizëm mes dy fotove, një të 21 Janarit dhe atë të postuar dje nga Berisha, shkruan se ky punonjës policie po kryen vetëm detyrën e tij, pavarësisht se kush është eproria
“5 policë dhe badiguard të Edvin Kristaq Ramës kanë rrethuar kryetaren e grevës, znja Nervila Qafzezi dhe po i rrëmbejnë, pas çadrës, edhe batanijeta Grevistët qendrojnë të pamposhtur në vendosmërinë e tyre,” shkruan ish- kryeministri Berisha në statusin e vet në Facebook…
Sa për kujtesë, po publikoj dy foto, (te e para) duket shefi i komisariatit nra 1 duke penguar një greviste të opozitës së djathtë të vendosë batanijet para Piramidës, me pretendimin se nuk ka marrë leje nga policiaa
(Te e dyta) nëse e mbani mend, është e vetmja skuadër e policisë që qëndroi për 3 orë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke i rezistuar sulmit me gurë dhe shkopinj të protestuesve të opozitës së majtë më 21 janar 2011a
Kjo skuadër e FNSH-së, nëse ende i mbani mend pamjet, drejtohej nga një polic shumë i gjatë, i cili u akuzua nga opozita e asaj kohe për dhunën e pashembullt të ushtruar ndaj opozitarëve të majtë…
Në fakt në të dy fotot është protagonist i njëjti polic, unë nuk e njoh personalisht, por e kam fiksuar për shkak të fizikut të tij dhe mënyrës se si rezistoi i vetëm dhe pa mbështetje nga askush më 21 janar 2011…
I njëjti polic, për qendrimin e mbajtur më 21 janar 2011 ndaj protestuesve të opozitës së majtë, u shpërblye me dy rroga, u gradua dhe u rrit në detyrë nga ish- kryeministri Berisha, sot ai denoncohet nga i njëjti ish- kryeminister si badiguard i Edvin Kristaq Ramës, që po dhunon një protestuese të djathtë… Nga interesimi që bëra tek kolegët e mi, që merren përditë me policinë e Tiranës, më thanë se quhet Laerton…
Për aq sa e njoh unë policinë, ky polic ka bërë detyrën më 21 janar 2011 dhe po ben detyren me 21 maj 2014, pavarësisht se kush eshte eprori i tij (më 21 janar 2011 ka qenë ministër i Brendshëm, Lulzim Basha) apo kryeministri i tij (Sali Berisha në atë kohë dhe Edi Rama sot) dhe se kush proteston përballë tij (Lulzim Basha, shefi i opozitës sot dhe Edi Rama, shefi i opozitës dje)…”, komenton Hoxhaa
Source: Tema – Aktualitet