Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinato i kërkoi investitorëve italiane të investojnë në Shqipëri duke vënë theksin tek potencialet që ekzistojnëa
Duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Qeverisë italiane për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë, ministri Haxhinasto në fjalën e mbajtur në edicionin e parë të ‘Javës Italiane” theksoi se janë një tërësi faktorësh që favorizojnë bashkëpunimin mes dy vendeve, dhe e bëjnë Shqipërinë atraktivea Në këtë kuadër ai përmendi pozicionin e Shqipërisë si portë hyrëse e korridorit të Tetë si dhe marrëdhëniet e mira politike, të cilat sipas tij duhet të reflektohen edhe më tepër tek investimet e sipërmarrjesa
“Shqipëria ka një partneritet strategjik dhe ky partneritet është shumëplanësh, politik, ekonomik dhe ka të bëjë me vizonin europian dhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europiana Por ky partneritet duhet të reflektohet edhe në një bashkëpunim intensiv, në një sipërmarrje të re më konkrete më dinamike të vet komuniteteve të biznesit”, tha aia
Haxhinasto vuri theksin në heqjen e barrierave jo fizike dhe liberalizimin e shërbimevea Duke u ndalur tek angazhimi italian në Shqipëri, Haxhinasto u ndal në investimin prej 15 milionë eurosh që pritet të nisë për ngritjen e kapaciteteve të përpunimit të anijeve në Portin e Vlorësa Po ashtu ai renditi edhe një sërë projektesh që Qeveria i ka prioritet siç është klasifikimi i porteve apo ngritja e një aeroporti në turistike në Sarandë, si zona me potencialin më të madh turistika
“Në strategjinë tonë kemi plan të ndërtojmë një port të madh industrial siç është ai i Shëngjinit i cili i shërben disa shteteve Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë”, theksoi Haxhinastoa
Source: Tema – Aktualitet