Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ku inspektoi punimet në rrugën e Linit dhe në aksin rrugor Lin-Pogradec, i cili prej rezulton të jetë në gjendje tejet të degraduara
Sipas Haxhinastos, punimet në këtë aks rrugor janë duke ecur me ritme të mira, nëse kihen parasysh ndryshimet në projektin fillestar të rrugës, kjo për shkak të borxheve të pashlyera ndaj firmave kontraktore, që shkaktuan vonesa të tejzgjatura në përfundimin e punimevea
Haxhinasto shtoi se rruga e re Lin-Pogradec do të jetë me standarde të larta, duke iu përshtatur kërkesave të turizmita
Ai tha se , në rrugën e Linit do të ketë edhe shëtitore, në harmoni të plotë me bukurinë që fal liqeni i Ohrid , më i thelli në Ballkana
“Pogradeci është një nga zonat me potencialin më të madh turistik që ka vendi edhe ky segment i rëndësishëm midis Linit dhe Pogradecit duhet të ketë një standart më të lartë për sa i takon jo vetëm veçorive teknike që ka rruga por edhe kapacitet e saj për të ofruar edhe shërbime turistike”, tha aia
Gjithashtu ministri Haxhinasto premtoi vendosjen e një trageti në linjën Pogradec –Oher përgjatë sezonit turistika Ky premtim u bë nga ministri i Transporteve gjatë inspektimit të punimeve portuale tek moli i liqenit ne Pogradeca Sipas marreveshjes midis ministrive përkatese të të dy vendeve, ky traget që do tu shërbejë turistëve do të funksionojë nga 15 Qershori deri në 15 Shtatora
Source: Tema – Aktualitet