Nisja per ne Amerike behej pas falsifikimit te dokumentavea Personi qe do te shkonte ne shtetet e Bashkuara te Amerikes pajisej me dokumenta bullgare, te cilat do te mundesonin nje kalim me te lehte ne shtetet e tjeraa
Pasaportat shqiptare shfrytezoheshin deri në Bullgari ose Itali, me pas, me nje identitet te ri klandestinet fluturonin drejt Spanjësa Që andej shfrytëzonin linjën ajrore drejt Kosta Rikës ose Hondurasit per te shkuar me autobus në Guatemala dhe më pas në Meksikëa Kufiri per ne SHBA kalohej ne kembea
Në rastet kur ata arrestoheshin nga policia kufitare e Teksasit, shqiptaret që jetonin në Amerikë dhe që ishin pjesë e rrjetit i tërhiqnin ata nga kampet e klandestinëve duke paguar një shumë të caktuar në formë garanciea Në momentin që shqiptaret dilnin nga kampet, të afërmit e tyre në Shqipëri ose në Amerikë paguanin tarifën nga 15 deri 25 mijë dollarë amerikanë për të gjithë këtë rrugëtim që zgjaste deri në 25 ditëa
Kështu raporton Abc News, që zbardh hetimet për rrjetin e trafikut drejt SHBA-sëa
Autoritet amerikane ne dy vitet e fundit, kanë arrestuar ne kufirin mes Meksikës dhe Amerikes, 551 shqiptarëa Rrjeti u zbulua fale nje agjentit të infiltruar dhe bashkëpunimit me FBI-në amerikane (Byron Federale Amerikane)a Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare pranë Prokuroris së Përgjithshmea
Organizatorët e këtij rrjeti janë të arrestuarit Fatos Fasko dhe shtetasi shqiptaro-maqedonas Nezir Pervizia Në momentin e arrestimit, dy organizatorët po merrnin parate e shtetasve shqiptare që kishin arritur në SHBA dhe gjatë kontrollit fizik atyre ju gjetën 90 mijë dollarë amerikane dhe 7 mijë euroa
Source: Tema – Aktualitet