Deputetët e Partisë Demokratike, anëtarë të Komisionit parlamentar Hetimor për lëvizjet në Policinë e Shtetit, kërkojnë largimin e Artan Didi nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të policisëa
Pas paraqitjes së raportit nga ana e ligjvënësve të PS-LSI, Komisioni është njohur me variantin e propozuar nga opozita, ndërsa Kuvendit do ti raportohet vetëm 1 raporta
Duke qenë se vlerësimet në raportet e paraqitura janë tërësisht të kundërta, shanset për një raport integral janë të pakta, çka do të thotë se Kuvendit do ti paraqittet vetëm një variant, ai i hartuar nga mazhoranca parlamentarea
Kjo e fundit në raportin e saj prej 134 faqesh thekson se akuzuesit, të cilët pretendojnë për shkelje të emërimeve të drejtuesve të policisë, përpara se të hedhin tym mbi këto emërime, duhet të ngrenë akuzë ndaj ish-Ministrit të Brendshëm, sot President i Republikës, Bujar Nishanin, që në kundërshtim flagrant me ligjin ka emëruar në detyrë, tre ish-Zv/Drejtorë të Përgjithshëm të Policisë si Agron Kuliçajn, Dashamir Maçin dhe Anila Hoxhëna
Agron Kuliçaj, si Drejtor i Departamentit kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda; Dashamir Maçi si Drejtor i Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse dhe Anila Hoxha, Drejtore e Departamentit të Trajnimit Policor rezultojnë se nuk kanë pasur as gjysmën e vjetërsisë në shërbim sipas kërkesave që parashikon Ligji për Policinëa
Mazhoranca ka bërë të ditur po ashtu se në bazë të raportit të SHKB-së të vitit 2013, para se Qeveria “Rama” te merrte detyrën, ishte i konfirmuar degradimi i Policisë së Shtetit për moszbatimin e të gjitha kërkesave të udhëzimit“Për përdorimin e burimeve të informacionit, marrjen, administrimin, verifikimin dhe vlerësimin e të dhënave”a
Referencë tjeter është edhe Progres Raporti i BE-së, që në mënyrë eksplicite në tetor 2013 ka parashtruar gjendjen, sidomos në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe krimit ekonomika
Në raport me 3- mujorin e parë të vitit 2013 ka tregues tepër sinjifikativë në shumicën e veprave kriminale, rritjen e forcës goditëse të policisë për shumicën e veprave kriminale dhe trafiqeve të paligjshme, ç’ka bën krejtësisht të pavlefshme pretendimet dhe akuzat e opozitës për impakt negativ të reformës së nisur në strukturat policisëa
Raporti i opozitës
Duke iu referuar përfundimeve të raportit të hartuar nga PD, Kryetari i Komisionit Arben Ristani tha se situata në polici është alarmantea Raporti kërkon lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi, pasi nuk plotëson asnjë kriter për emërimin në këtë detyrë, ndërsa kërkoi të hetohet roli i tij në vdekjen e pasagjerit grek për ngjarjen e vitit ’99a
“Në momentin e emërimit të zotit Didi nuk kishim të depozituar asnjë dokumenta Aksioni policor i drejtuar nga zoti Didi në 28 maj ‘99 është tregues i qartë i mungesës së profesionalizimit nga zoti Didia Të hetohet roli i tij në vdekjen e pasagjerit të pafajshëm”, tha Ristania
Raporti kërkon lirimin nga detyra e zvaDrejtorit të Policisë Altin Qata dhe rikthimi në detyrë i Muhamet Rrumbullakuta Në detyrë sipas këtij raporti duhet të kthehen edhe të gjithë ata efektivë policie të pushuar padrejtësisht nga punaa Sipas Ristanit në raportin voluminoz me 250 faqe u pyetën shumë dëshmitarë dhe u provuan faktet e mëposhtme:
Nuk provohet që ndryshimet e strukturës policore të jenë paraqitur për hetim nga drejtuesit e policisëa
Drejtori i Përgjithshëm nuk ka ngritur asnjë grup pune për ndryshimin e strukturave në policia
Janë shkurtuar 80 funksione organikea
Emërimet në polici janë bërë me karakter politika
Zoti Sokol Bizhga, zv/drejtori i Policisë së Shtetit nuk plotëson kriteret e parashikuar për të mbajtur këtë poziciona Ndërsa disa drejtorë të policisë në qarqe, janë ripranuar në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi, po asht edhe disa shefa komisariatesh janë ripranuar në kundërshtim me rregullat ligjore në fuqia
Janë shkelur kriteret e gradave, shumë shefa policie nuk kanë gradën e duhura 21 shefa komisariatesh nuk kanë gradën e duhura
Deputetët e mazhorancës në këtë komision e cilësuan raportin të pavërtetë dhe të njëanshëma
Source: Tema – Aktualitet