Partia Demokratike përmes deputetit Oerd Bylykbashi pretendon se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtën kësaj partie për ngritjen e komisioneve hetimore, ndërsa mazhoranca nuk lejon hetimin parlamentar të trafikut të drogës
“Mazhoranca rrëzoi dje kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor që synon të bëjë transparencë mbi rritjen e trafikut të drogës dhe përgjegjësit për këtë fenomena Mazhoranca ngul këmbë që me komisionin marionetë të ngritur prej saj të hetojë denoncuesit e trafiqeve dhe jo përgjegjësit e tyrea Po dje, për fatin e keq të mazhorancës, Gjykata Kushtetuese botoi vendimin e saj me të cilin shpalli antikushtetues vendimin e Kuvendit që rrezoi kërkesën e opozitës për komision hetimor që do të bënte transparencë mbi skandalin e vjedhjes së serverit të tatimeve nga njerëzit e Kryeministrit”, tha Bylykbashi në një konferencë për mediata
Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese dje sanksionon se komisioni hetimor është një e drejtë e pacënueshme e opozitës në rolin e saj kushtetues për të kontrolluar qeverinë dhe mazhorancën dhe se mazhoranca nuk mund ta pengojë opozitën të hetojë dhe të bëjë transparencëa
“Rama dhe Meta kanë frikë nga transparenca mbi trafikun e drogës që po përmbyt rrugët, detin dhe ajrin, po alarmon Italinë dhe Greqinë fqinje dhe dje tronditi edhe Gjermaninë me sasinë rekord së drogës së kapura Ky refuzim kokëfortë është një tjetër provë për përfshirjen e mazhorancës në narkotrafika Rama dhe Meta nuk mund të fshehin më avionin dhe fuoristradën e drogës që ngecën në rërën e Divjakës duke i transformuar në mushkonja dhe buburrecëa Ata nuk mund tu mbyllin gojën dhjetëra dëshmitarëve që denoncuan nga Gjadri, Bedati, Divjaka apo Kardhiqia Ata nuk mund ta fitojnë betejën me median e lirë duke i kërcënuar me kokë të prerë dhiea Rama dhe Meta nuk i mbyll dot gojën policive të alarmuara të vendeve fqinje që po kapin sasi rekord drogea Aq më pak mund t’ia mbyllin gojën opozitës duke i kërcënuar me hetim nga komisioni i tyre marionetë apo duke i mohuar në shkelje të kushtetutës ngritjen e komisionit hetimor”, theksoi Bylykbashia
Source: Tema – Aktualitet