Skip to content
Gazeta.al
Menu
  • Lapsi
  • Shekulli
  • Dita
  • Shqiptare
  • Mapo
  • Panorama
  • Albeu
  • Standard
Menu

Hetimi parlamentar për drogën/Komisioni do drejtohet nga Felaj e PS

May 8, 2014

felajKomisioni parlamentar që do të hetojë akuzat e opozitës për implikimin e Forcave të Armatosura dhe bazave ushtarake në transportin e lëndëve narkotike do të drejtohet nga deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaja Ndërsa nënkryetar i komisionit do të jetë deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashia

Sekretare e komisonit hetimor do të jetë deputetja e LSI-së Silva Cakaa

Në  seancë, Kuvendi votoi përbërjen e komisionit me 91 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim, ndërsa ngritja e komisionit u miratua dy javë më parë në seancën e 24 prillita

Kërkesa për ngritjen e këtij komisioni u bë nga deputetët e maxhorancës, pas akuzave të opozitës për përfshirje të strukturave të ushtrisë në trafikun e lëndëve narkotikea

Komisoni do të nisë nesër unën dhe mbledhjen e para e ka përcaktuar në orën 12 00a

Source: Tema – Aktualitet

©2023 Gazeta.al SKAI Software Solutions