Policia e Durrësit kontrolloi mbrëmjen e djeshme shtëpinë e Sajmir Bajramit, i cili u arrestua me rreth 460 kg lëndë narkotike, që ndodhej në një automjet pranë avionit të bllokuar në Divjakëa Burime policore bënë të ditur se nga kontrolli nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, kjo edhe për faktin se Bajrami jetonte në Itali prej kohësha Por burime shprehen se hetimi ka përfshirë edhe 3 persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, por që kanë qenë të pranishëm pranë vendit ku policia sekuestroi lëndën narkotike dhe zonën ku ishte ulur avioni sportive, që dyshohet se do të transportonte drogëna
Në orët e vona të mbrëmjes grupi hetimor ka sekuestruar në Aeroportin e Rinasit dokumentacionin e hyrje daljeve dhe regjistrin e fluturimeve, sikundër ka nisur verifikimin e komunikimit mes kullave të komandimit të Rinasit, Korfuzit dhe Peskarës dhe itinerarin e avionita
Prokurorët e Krimeve të Rënda morën në pyetje Sajmir Bajramin dhe pilotin Italian të vënë në pranga pas rrëzimit të avionita Burime pranë grupit hetimor thanë se Bajrami ka pranuar se ishte korrieri i drogës të cilën po e dërgonte për te avioni që do e transportontea Por piloti Italian i ka hedhur poshtë keto deponime duke thënë se ka ardhur në Shqipëri për turizëma Gjithashtu mësohet se në pranga janë vënë edhe dy persona të tjerë që kanë ndihmuar Sajmir Bajramin të largohet nga zona para se të arrestoheja
Source: Tema – Aktualitet