Vangjel Tavo nesër do të betohet si kryetar i ri i bashkisë së Himarës. Në orën 10:00 do të bëhet mbledhja e këshillit të bashkisë së Himarës, përpara të cilit Tavo do të betohet, pasi më herët më 12 shtator KQZ certifikoi mandatin e Vangjel Tavos si kryebashkiak në Himarë.
Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo fitoi garën për kryetar të Bashkisë së Himarës pas zgjedhjeve të pjeshme vendore, që u zhvilluan 4 Gusht me rreth 1500 vota më shumë se rivali i tij Petraq Gjikuria.
Zgjedhjet e pjeshme në Himarë erdhën pasi kryetari i zgjedhur Fredi Beleri nuk arriti ta merrte mandatin pasi u arrestua një ditë para votimeve dhe u dënua nga gjykatat shqiptare me dy vite burgim për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Zgjedhjet u kontestuan nga opozita, por edhe KQZ edhe Gjykata i certifikuan si të rregullta duke lënë në fuqi rezultatin e 4 gushtit. Tavo do të ushtrojë mandatin e tij për 3 vite, deri në 2027 kur mbahen zgjedhjet e radhës lokale.
The post Himarë/ Nesër Vangjel Tavo bën betimin si kryebashkiak në mbledhjen e këshillit appeared first on Albeu.com.