Skip to content
Gazeta.al
Menu
  • Lapsi
  • Shekulli
  • Dita
  • Shqiptare
  • Mapo
  • Panorama
  • Albeu
  • Standard
Menu

Holanda, dritë jeshile për statusin?

May 8, 2014

Feier Rumäniens EU-BeitrittHolanda, një prej vendeve skeptike për zgjerimin e Bashkimit Europian, shprehet optimiste për axhendën e reformave të qeverisë shqiptare, megjithatë kërkon rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuara

Interesimit të “Vizion Plus” për qëndrimin e Holandës për çështjen e statusit kandidat të Shqipërisë, zyrtarë të Ministrisë së Jashtme holandeze i janë përgjigjur se vlerësimi përfundimtar do të bëhet vetëm pas publikimit të Progres Raportit të Komisionit Europian, në qershor të këtij vitia

“Holanda do të vlerësojë përparimin e Shqipërisë pas publikimit të Progres Raportit të Komisionit Europian, që pritet në qershora Holanda është optimiste nga axhenda e reformave të qeverisë dhe fton Shqipërinë që të tregojë rezultate konkrete, si për shembull, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”a

Në samitin e Këshillit Europian në Bruksel, në dhjetor të vitit 2013, Holanda ishte një ndër pesë shtetet e BE-së, që kërkoi më shumë kohë për të vlerësuar arritjet e vendit tonë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuara

Holanda, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Danimarka kërkuan shtyrjen e këtij vendimi në samitin e muajit qershora

Source: Tema – Aktualitet

©2023 Gazeta.al SKAI Software Solutions