Konfindustria shpreh shqetësimin në lidhje me shtimin e huamarrjes informale nga bizneset, ndërsa si shkak vlerësohet politika shtrënguese kredidhënëse në vazhdimesi e bankave të nivelit te dyte ne venda
“Shqipëria rradhitet ndër vendet me normat më të larta të interesave të kredive dhe kushtet më të ashpra të kreditimit në rajonin e Europës Juglindore pa permendur vendet e BEa Industria dhe prodhimi në përgjithësi janë pjesa më e prekur e ekonomisë kombëtare nga politikat shtrënguese të kreditimit nga sistemi bankara Tregues i drejtpërdrejtë i gjendjes së mësipërme është ritmi i shtimit të kreditimit të ekonomisë, që për 3 mujorin e parë të vitit 2014 është në pikën e tij më të ulët historike edhe kundrejt vitit të vështirë 2013 si dhe importet në vazhdimësi të ulëta për makineri dhe pajisje”, theksoi Administratori i Përgjithshëm i Konfindustria Gjergj Buxhukua
Sipas tij, pasojë e drejtpërdrejtë e politikave të mësipërme të kreditimit nga sistemi bankar shqiptar është ulja e fuqisë konkuruese të prodhimeve dhe shërbimeve shqiptare krahasimisht atyre të huajaa
“Në kushtet e paaftësisë së sistemit bankar shqiptar për të siguruar kreditim të sektorit privat në kushte konkuruese me vendet e tjera bizneset janë të detyruara t’i drejtohen gjithnjë e më shumë tregut informal për të siguruar likuiditetin e domosdoshëm për vazhdimin e punësa Konfindustria, duke vlerësuar zgjerimin e dukurisë së huamarrjes informale nga bizneset dhe qytetarët si rrezik serioz për ekonominë kombetare, i kërkon Qeverisë shqiptare të ndërhyjë në një kohë sa më të shpejtë për marrjen e masave të nevojshme për të luftuar dukurinë e oligopolit në tregun bankar dhe financiar të vendit si shkaku kryesor i gjendjes së pakënaqshme”, tha Buxhukua
Source: Tema – Aktualitet