Babai i foshnjës që vdiq vetëm 5 orë pasi erdhi në jetë në maternitetin e Korçës kërcënon se do të bëj vetgjyqësia Elton Demolli ka kërkuar që shteti të zbardhë ngjarjen dhe të vendos sa më parë drejtësinëa Sipas babait të foshnjës, mjekët janë fajtorët kryesorë për vdekjen e fëmijës së tija
Demolli tregon se bashkëshortes së tij i është bërë një gjilpërë për parandalimin e lindjes vetëm një ditë para datës së lindjes, pasi mjekët kishin ngatërruar muajta
“Në qoftë se drejtësia nuk i merr masat, do t’i marr masat vetë, do e gjej vetë drejtësinëa Më kanë inkurajuar shumë njerëz dhe të afërm, më kanë thënë Elton prit se ka shtet për këtë punë, ka drejtësi për këtë punëa Unë i dëgjova, në rregull u thashë, do e provojmë me drejtësinë” tha ai për Ora Newsa
Por, akoma më e rëndë paraqitet gjendja psikologjike për nënën e fëmijës, Manushaqena Familjarët tregojnë se ajo ka rënë në gjendje të rëndë depresive, duke tentuar edhe vetvrasjen:
Ekspertiza mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes së foshnjës, ende nuk ka dalëa Prokuroria ka nisur hetimet mbi ngjarjen në dy pista, mjekim i pakujdesshëm dhe mitmarrjea
Aktualisht njëri prej mjekëve, Shkëlqim Isufi, është proceduar penalishta
Source: Tema – Aktualitet