I dërguari i posaçëm i Kinës, Li Hui, ka arritur në Kiev për bisedime me zyrtarë të lartë ukrainasa Kjo është vizita e nivelit më të lartë e zhvilluar nga përfaqësuesit e Kinës në Ukrainë, që kur Rusia nisi pushtimin e këtij shteti shkurtin e vitit të kaluara
Pekini, që nuk ka dënuar agresionin rus kundër Ukrainës, tha se vizita e Li më 17 maj ka në qendër diskutimet për një “zgjidhje politike” të krizës në Ukrainëa
Shtetet perëndimore më herët gjatë këtij viti kundërshtuan propozimin kinez prej 12 pikash që bën thirrje për shtensionimin e situatës dhe arritjen e një armëpushimi në Ukrainëa Ky plan u kundërshtua për shkak se përfshin kërkesat kryesore të Rusisëa
Li, ish-ambasador në Rusi, po ashtu do të vizitojë Poloninë, Francën dhe Gjermaninë, tha Ministria e Jashtme kineze, pa dhënë detaje se kur do të zhvillohen këto vizitaa
Vizita e Li në Ukrainë vjen në kohën kur shtetet e Bashkimit Evropian po diskutojnë për paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, që po ashtu do të shënjestrojë firmat kineze dhe iraniane që mbështesin Moskën dhe që mundësojnë eksportet në shtetet e treta, duke shkelur kufizimet ekzistuese të vendosura në tregtia
Një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, muajin e kaluar deklaroi për Reuters se Ukraina po gjen gjithnjë e më shumë komponentë nga Kina në armët që Rusia po përdor në Ukrainëa
Ende është e paqartë nëse Zelensky do të takohet me të dërguarin e Kinësa
Në fushëbetejë, Rusia ka vazhduar presionin në qytetin lindor të Bahmutit dhe sipas ushtrisë ukrainase, Moska ka sulmuar me artileri objektivët civilë edhe në jug të Ukrainësa
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase, në ditën e kaluar Rusia ka kryer 55 sulme ndaj pozicioneve ukrainase në Bahmuta Ushtria shtoi se luftime të ashpra po vazhdojnë të zhvillohen në Bahmut, qytet që është shndërruar në epiqendër të përpjekjeve të ushtrisë ruse në lindje të Ukrainësa
The post I dërguari kinez viziton Kievin për bisedime lidhur me arritjen e një “zgjidhjeje politike” appeared first on Gazeta Shqiptare Onlinea