Pas zbulimit të fshehjes së pasurive nga ana e Gjin Gjonit, Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive ka bërë me dije se do të rikontrollojë të gjitha pasuritë e gjyqtarëve të shkallëve të para dhe të apelita
“ILDKPI ka filluar kontrollin e plotë, rikontrollin dhe hetimin administrativ për të gjithë gjyqtarët pranë gjykatave të shkallës së parë dhe atyre të apelita
Me qëllim kryerjen e një hetimi të plotë, të pavarur dhe gjithëpërfshirës, duke synuar mbledhjen e të dhënave të plota dhe të sakta, do të bashkëpunojë në mënyrë intensive me të gjitha institucionet publike e private, bankare financiare dhe jofinanciare, organet e auditimit dhe strukturat e tjera përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomika
Në këtë kuadër, Inspektorati i Lartë, do të shtrijë bashkëpunimin konkret institucional edhe me struktura të tjera të cilat për shkak të natyrës së punës vihen në dijeni të informacioneve që mund t’i shërbejnë objektit të punës së Inspektoratit të Lartë”, thuhet në deklaratën e ILDKPIa
“ILDKPKI i ka kërkuar strukturave të specializuara të vendit tonë, si Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Shërbimit Informativ Shtetëror dhe degëve të tij në qarqe; Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përfshirë dhe drejtorive rajonale të qarqeve, në rast se disponojnë informacione që lidhen me objektin e punës së Inspektoratit të Lartë, për pasuri të fshehura ose të vëna në kundërshtim me ligjin, për subjektet e deklarimit, gjyqtar pranë gjykatës së shkallës së parë dhe të apelit, t’i depozitojnë pranë Inspektoratit të Lartë“, vijon njoftimi
Source: Tema – Aktualitet