Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka filluar procesin e hetimit administrativ ndaj gjyqtarit Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij, për fshehjen e pasurisëa
Bashkë me ta janë duke u hetuar edhe noteret Xhevahire Brahaj dhe Majlinda Demollari, për veprën penale të falsifikimit dhe përdorimit të dokumentave të falsifikuara në bashkëpunima
“Nga kqyrja e dokumentacionit të paraqitur nga subjekti u konstatuan shkelje ligjorea Këto mospërputhje dhe shkelje ligjore të konstatuara krijuan dyshimin e arsyeshëm se kemi të bëjmë me dokumenta të falsifikuara të paraqituara nga subjekti Gjin Gjoni, me qëllimin e vetëm shmangien nga përgjegjësia e rëndë ligjore që ka në ushtrimin e funksionit të Gjyqtarit të Apelit dhe Anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në papajtueshmëri të plotë me Kushtetutën dhe ligjet organike si dhe duke vazhduar ushtrimin e këtyre funksioneve në konflikt interesi, duke zotëruar aksione në mënyre aktive prej vitit 2010”, thuhet në deklartën e ILDKPI-sëa
“ILDKPKI, bazuar në parimin e proporcionalitetit, vlerëson se veprimet e kryera nga subjekti Gjin Gjoni dhe personat e tjerë, bashkëpuntorë me të, janë shumë të rëndaa Janë shumë të rënda sepse kryhen pikërisht nga një zyrtar drejtësie me funksion gjyqtar Apeli dhe Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisëa Janë shumë të rënda sepse bëhen me qëllimin e vetëm për t’u shmangur nga përgjegjësia e rëndë e shkeljes së Kushtetutës dhe ligjeve të detyrueshme për tu zbatuar nga funksioni i Gyqtarit dhe Anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë duke qënë në papajtueshmëri të hapur me to dhe në konflikt interesia Janë shumë të rënda sepse përveç të tjerave kanë tentuar të falsifikojnë dhe të ndërhyjnë në mënyrë të jashtëligjshme edhe në sistemin e të dhënave të QKRa
Prandaj ILDKPKI bashkë me kallëzimin penal ndaj subjektit Gjin Gjoni, bashkëshortes së tij Elona Caushi, shtetasit Adrian Kondi, noteres Xhevahire Brahaj, noteres Majlinda Demollari, ka kërkuar nga organi i akuzes vlerësimin maksimal të kësaj çështje, bashkimin e saj dhe kallëzimit të bërë nga QKR sot në Prokurorinë e Tiranës për dokumentat e mësipërme, në një çështje të vetme me kallëzimin e bërë nga ILDKPKI më datë 23a04a2014a
Gjithashtu në vlerësim të kësaj situate ILDKPKI i kërkon të gjithë institucioneve të zbatimit të ligjit, që në mënyrë të menjëhershme, të marrin masat parandaluese për t’ju hequr mundësinë personave të kallëzuar penalisht të zhdukin apo fshehin prova, siç kanë tentuar të bëjnë deri më sot”, vijon njoftimia
Source: Tema – Aktualitet