Pas zbulimit të fshehjes së pasurive nga ana e Gjin Gjonit, Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive ka bërë me dije se do të rikontrollojë të gjitha pasuritë e gjyqtarëve të shkallëve të para dhe të apelita
“ILDKPI ka filluar kontrollin e plotë, rikontrollin dhe hetimin administrativ për të gjithë gjyqtarët pranë gjykatave të shkallës së parë dhe atyre të apelita
Me qëllim kryerjen e një hetimi të plotë, të pavarur dhe gjithëpërfshirës, duke synuar mbledhjen e të dhënave të plota dhe të sakta, do të bashkëpunojë në mënyrë intensive me të gjitha institucionet publike e private, bankare financiare dhe jofinanciare, organet e auditimit dhe strukturat e tjera përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomika
Në këtë kuadër, Inspektorati i Lartë, do të shtrijë bashkëpunimin konkret institucional edhe me struktura të tjera të cilat për shkak të natyrës së punës vihen në dijeni të informacioneve që mund t’i shërbejnë objektit të punës së Inspektoratit të Lartë”, thuhet në deklaratën e ILDKPKIa
“ILDKPKI i ka kërkuar strukturave të specializuara të vendit tonë, si Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Shërbimit Informativ Shtetëror dhe degëve të tij në qarqe; Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përfshirë dhe drejtorive rajonale të qarqeve, në rast se disponojnë informacione që lidhen me objektin e punës së Inspektoratit të Lartë, për pasuri të fshehura ose të vëna në kundërshtim me ligjin, për subjektet e deklarimit, gjyqtar pranë gjykatës së shkallës së parë dhe të apelit, t’i depozitojnë pranë Inspektoratit të Lartë”, vijon njoftimia
Ndërkohë Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave pas përfundimit të procesit të administrimit të deklaratave të interesave private, pas regjistrimit të tyre, si dhe pas verifikimeve në institucionet përkatëse ku këto subjekte ushtrojnë funksionet e tyre publike, u konstatuan 17 zyrtarë të niveleve të ndryshme të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratën e interesave private “Para Fillimit në Detyrë” dhe “Periodike/Vjetore” për vitin 2014a
Në zbatim të nenit 40, pika 1/a të ligjit nra9049, datë 10a04a2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, sipas të cilit “Për mosdeklarim periodik apo me kërkesë, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrim për deklarim, dënohet me gjobë nga 50a000 (pesëdhjetë mijë) Lekë deri në 100a000 (njëqind mijë) Lekë”, Inspektori i Përgjithshëm, përmes Vendimeve të posaçme, vendosi masën administrative “gjobë” për subjektet deklarues që rezultuan të mos kenë dorëzuar deklaratën e interesave privatea
Në lidhje me masën administrative të zbatuar ndaj secilit subjekt, Inspektorati i Lartë ka njoftuar zyrtarin, subjekt deklarimi, si dhe institucionin eprora
NR | EMRI | MBIEMRI | FUNKSIONI | INSTITUCIONI | Tipi i deklaratës | SHUMA |
1 | GJERGJI | BAKALLBASHI | DREJTOR | BASHKIA TIRANË | PF | 50a000 Lekë |
2 | FATMIR | NEZA | DREJTOR VARëSIE | BASHKIA TIRANË | PF | 50a000 Lekë |
3 | DODE | MEHMETAJ | DREJTOR RAJONAL | SHaKaPUNËSIMIT | PF | 50a000 Lekë |
4 | ALBERT | KASI | DREJTOR | MINISTRIA E KULTURËS | PF | 50a000 Lekë |
5 | LEONARD | KASTRATI | NDIHMËS I PRESIDENTIT | PRESIDENCA | PF | 50a000 Lekë |
6 | ARTAN | MURATI | DREJTOR RAJONAL DIBËR | MINISTRIA E SHËNDETËSISË | PF | 50a000 Lekë |
7 | ARMANDO | MAMANI | DREJTOR SPITALI GJIROKASTËR | MINISTRIA E SHËNDETËSISË | PF | 50a000 Lekë |
8 | REMZI | HAXHIU | DREJTOR SPEITALI VLORË | MINISTRIA E SHËNDETËSISË | PF | 50a000 Lekë |
9 | ETJEN | XHAFAJ | DREJTOR KABINETI | MINISTRIA E ZHVILLaEKONa | PF | 50a000 Lekë |
10 | JOLANDA | VASILI | DOGANIER | DREJTORIA E DOGANAVE | PF | 50a000 Lekë |
11 | RONI | SHQOPA | DREJTOR I SHTËPISË SË PUSHIMIT | MINISTRIA E BRENDSHME | PF | 50a000 Lekë |
12 | SILVANA | MAKSUTI | KRYEINSPEKTOR DURRËS | INSPEKTORATI SHTETËROR I PUNËS | PF | 50a000 Lekë |
13 | YLLI | KUPI | KRYETAR KOMUNE | KOMUNA PETRELE QARKU TIRANE | PV | 50a000 Lekë |
14 | XHEVAHIR | BILJA | KRYETAR KOMUNE | KOMUNA CUDHI QARKU TIRANE | PV | 50a000 Lekë |
15 | HAKIK | GJOKOLA | KRYETAR KOMUNE | KOMUNA LURË QARKU DIBËR | PV | 50a000 Lekë |
16 | ARBEN | NDOI | DOGANIER KONTROLLI DOKUMENTAR | DREJTORIA E DOGANAVE | PV | 50a000 Lekë |
17 | ERMAL | TOPALLI | DREJTOR | MINISTRIA E TRANSPORTIT | PF | 50a000 Lekë |
Source: Tema – Aktualitet