Belind Këlliçi është shprehur se Erion Veliaj është një kandidat i shkëlqyer për qeli, një kandidat i shkëlqyer për tu përgjigjur para ligjit për atë që i ka bërë Tiranës.
Gjatë emisionit, Këlliçi publikoi një dokument të ri lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës.
Shkresa e publikuar nga Këlliçi është një kthim përgjigjeje që mban firmën e Alban Dokushit, drejtor juridik në Bashkinë e Tiranës.
Alban Dokushi, i kthen përgjigje administratores së inceneratorit të Tiranës në maj të 2020, ku bëhej depozitimi i mbetjeve dhe dherave, ndërsa ajo e pyeste se kujt i përkiste prona ku ishte ngritur landfilli.
“Drejtori juridik nuk di ti thotë landfillit të Sharrës nëse prona e landfillit ishte ose jo pronë e Bashkisë”, citoi Këlliçi shkresën e firmosur nga Dokushi.
Këlliçi tha se drejtori e ka të qartë se kush e ka në inventar pronën, por le një përgjigje evazive, duke lejuar kështu të vidhen miliona euro, por që të largojë përgjegjësinë nga vetja.
Ai tha se kjo shkresë është e njëjtë në logjikë me atë që nënshkruante Erion Veliaj për inceneratorin ku shprehej se ishte dakort në parim. Këlliçi tha se të gjitha dokumentet mbajnë firmën e Veliajt dhe vulën e Bashkisë së Tiranës.
The post Inceneratori i Tiranës/ Këlliçi: Veliaj është një kandidat i shkëlqyer për qeli appeared first on Gazeta Standard Online.