Qeveritë turke theksojnë prej dekadash partneritetin strategjik me Shqipërinëa Po në se konsiston ky partneritet? Si e vështron ekonomia turke Ballkanin? Për DW flet politilogu turk Hamdi Firat Büyüka
Në takimet bilaterale me kryeministrat dhe me presidentët shqiptarë, Erdogani ka theksuar disa herë që Shqipëria është një aleat strategjik i Turqisë në Ballkana Pse thuhet kjo dhe cili është vendi i Shqipërisë tek Turqia?
Shqipëria ka qenë deri tani për të gjitha qeveritë turke me rëndësi strategjikea Kjo nuk ka të bëjë vetëm me qeverinë islamike- konservatore të AKP-së nën kryeministrin Rexhep Tayyip Erdogana Turqit dhe shqiptarët kanë jetuar nën sundimin osman për 400 vjet së bashkua Shumë vezirë të mëdhenj kanë qenë me origjinë shqiptarea Para së gjithash në ushtrinë osmane ka pasur shumë pashallarë shqiptarë, komandantë dhe gjeneralëa Shqipëria ishte vendi i fundit që shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmanea Shqiptarët janë në këtë mënyrë kombi më besnik vëlla i turqvea Kësaj i shtohet edhe aspekti fetar: 70 përqind e shqiptarëve janë myslimanë dhe me këtë Shqipëria paraqet dendurinë më të madhe të myslimanëve në Ballkana Pas luftërave ballkanike në fillim të shekullit të 20-të, pas dy luftërave botërore dhe pas luftës së Jugosllavisë në vitet 1990, mijëra familje shqiptare emigruan në Turqia Diaspora shqiptare ka shumë fondacione dhe organizata në Turqia Sipas vlerësimeve, në Turqi jetojnë më shumë se një milionë shqiptarëa Ata janë integruar në qarqet politike dhe ekonomike dhe përfaqësohen fort edhe në ushtria
Para së gjithash pas Luftës së Ftohtë u përmirësuan gjithnjë e më shumë marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shqipërisëa Statusi i Kosovës ka gjithashtu ndikim të madh në marrëdhëniet midis të dyja vendevea Si Turqia, ashtu edhe Shqipëria kanë të njëjtën pikëpamje për Kosovën dhe e mbrojnë Kosovën në organizatat ndërkombëtare si në NATO dhe në OKBa
Edhe ushtria shqiptare dhe turke bashkëpunojnë ngushtëa Shumë studentë shqiptarë ndjekin shkollat turke të luftës dhe nga ana tjetër, ushtria turke ndihmon që të modernizohet ushtria shqiptare, duke dërguar ekspertë në Shqipëri, për të stërvitur ushtrinë shqiptarea
Shqipëria dhe Turqia kanë si traditë marrëdhënie shumë të mira bilaterale, por tani për herë të parë do të nënshkruhet një “Marrëveshje për partneritetin strategjik”a Çfarë mund të përmbajë kjo marrëveshje?
Turqia ka partneritete strategjike me 16 shtetea Shqipëria do të jetë vendi i 17-tëa Turqia e ka tashmë të njëjtën marrëveshje me vendet e Ballkanit Greqi dhe Bullgaria Këto marrëveshje janë pjesë e politikës së jashtme turke, të iniciuara nga qeveria e AKP-së dhe ministri i Jashtëm, Ahmet Davutoglua Turqia synon t’i avancojë këto partneritete me vende që kanë rëndësi strategjike për Turqinë, për t’i përmirësuar marrëdhëniet në disa nivelea Në bazë të këtyre marrëveshjeve, vendet organizojnë takime të përbashkëta kabinetesh dhe presidentësha Së bashku pastaj kërkohen premisa zgjidhjesh për fusha të ndryshme tematikea Turqia ka organizuar para pak kohësh 33 takime kabineti me shtete të tjera dhe ka nënshkruar me to 374 marrëveshje, para së gjithash në fushën ekonomikea Marrëveshja me Shqipërinë do të përmbajë gjithashtu shumë aspekte: energjinë, turizmin, tregtinë, arsimin, marrëveshjen për vizat dhe shumë më tepëra Të dyja vendet do të ngrenë me shumë gjasa zona të tregtisë së lirëa
Ekspertët theksojnë gjithmonë e më tepër rritjen e ndikimit të Turqisë në vendet ballkanikea A e mbështesin shifrat, të dhënat dhe faktet konkrete këtë tezë, kur shumica e shteteve ballkanike janë të orientuara qartë drejt BE-së?
Në dekadën e fundit, Turqia u përpoq ta zgjeronte politikën e saj të jashtme nëpër Ballkan, para së gjithash me anë të të ashtuquajturve mekanizma të “Soft Power”a Turqia hapi Institute Yunus Emre (ngjashëm me Institutet Gëte), për të dhënë mësim gjuhën turke dhe për të përcjellë kulturën, letërsinë dhe historinë turkea Në Shqipëri ka një institut në Tiranë dhe një në Shkodëra Veç kësaj, Turqia hapi në Ballkan zyra të organizatës shtetërore të ndihmës për zhvillimin, TIKAa Edhe kërkesat për viza u hoqën për shtetet ballkanikea
Por para së gjithash zhvillimet më të fundit politike në Turqi, në kuadër të deficitit demokratik, e kanë dëmtuar këtë “Soft Power” të Turqisë në Ballkana Këtë e tregoi edhe fjalimi i Erdoganit në Kosovë vjeshtën e kaluar: “Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqia”, tha aia Me këtë, Erdogani ringjalli frikën e “neo- osmanizmit” në mendjet e popullatës ballkanikea Që atëherë, marrëdhëniet midis Serbisë dhe Turqisë nuk janë aq të mira sa më parëa Edhe nga pikëpamja ekonomike, Turqia nuk paraqitet kaq mirë në Ballkana Turqia eksporton 6,9 miliardë dollarë në Ballkan, por kjo pjesë paraqet vetëm 4,5 përqind të të gjithë eksportit të Turqisëa Turqia dëshiron t’i zgjerojë marrëdhëniet me Ballkanin dhe të investojë në shtetet ballkanike, por investorët turq nuk përqendrohen në Ballkana Para së gjithash, në dy-tri vitet e fundit, Turqia i ka kushtuar shumë vëmendje Lindjes së Afërt dhe Pranverës Arabea Duket sikur Ballkani e ka humbur prioritetin e tij në politikën e jashtme turkea Veç kësaj, të gjitha shtetet ballkanike kanë një agjendë të BEa Por mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me politikën e jashtme turke, kur të gjitha këto shtete të bëhen anëtare të BE-sëa
Turqia angazhohet shumë fort edhe ekonomikisht në Shqipëri, çfarë e bën Shqipërinë tërheqëse si treg për Turqinë?
Këtë pikë e kundërshtoja Mua nuk më duket se ekonomia shqiptare është kaq atraktive për Turqinëa Shtetet ballkanike janë vende të vogla dhe tregjet e tyre nuk janë me leverdi për Turqinë dhe investorët turqa Në të gjithë Ballkanin jetojnë 50 milionë njerëza Në bazë të OECD-së, Turqia ndodhet në vendin e dytë, përsa i përket eksportit në Shqipëria Italia është në vend të parëa Eksporti i Turqisë në Shqipëri kap shumën 270 milionë dollarë, por pjesa e eksportit të përgjithshëm është 0,02 përqinda
Dekadën e fundit, investorët turq, të njohur si “tigrat e Anadollit” shkuan në tregun ballkanika Ata kishin shpresa të mëdha, por ndërkohë po tërhiqena Por marrëveshja e tanishme padyshim që mund të sjellë investorë në Shqipëria Sipas Ministrisë turke të Ekonomisë, Turqia aktualisht investon 710 milionë dollarë në Shqipëri, para së gjithash në projektet e ndërtimita Por këto shifra janë shumë larg atyre të synuaraa Pra marrëveshja mund ta shtyjë edhe më tej vëllimin e këmbimeve tregtare midis Shqipërisë dhe Turqisëa
Source: Tema – Aktualitet