Shkrimtarja e njohur, Elvira Dones flet për “Tonight Ilva Tare”
Përse po e mendoni kthimin në Shqipëri këtë radhë?
Dones: Kjo u fry më shumë se ç’duhet në kuptimin që unë nuk jam duke… U bënë vite u bënë dy-tre vite që jam duke menduar për Shqipërinë në mënyrë që të vija dhe të rrija një periudhë thjesht për kënaqësinë time, thjesht për letërsinë time, se në një farë mënyre jam duke mbrojtur shqipen time me gjuhët e tjera, me të cilat komunikoj përditë dhe shkruaj përditë, unë punën time gazetareske e bëj në anglisht dhe italisht dhe shpesh herë gjatë ditës sime të punës spanjishtja është një gjuhë që unë e përdor rregullisht, në një farë mënyre më duhet të mbroj shqipen nga ndikimet e tjera kështu që dëshira ime nuk është e rea Dëshira ime ka qenë prej kohësh thjesht si qytetare private, që vjen në Shqipëri dhe i hyn këtij vendi ashtu siç i ka hyrë edhe herë të tjeraa Unë kam ardhur për vite në Shqipëri, unë kam qenë nëpër malet e Shqipërisë duke bërë dokumentar mbi Shqipërinë për televizionin zviceriana Kështu që kjo në një farë mënyre duket më e madhe tania Unë nuk kam ardhur këtu për të kërkuar, po kthehem…
Ua them unë çfarë dyshimesh ka: keni ardhur të përfitoni nga ajo që ndoshta është konsideruar miqësi e juaja me Edi Ramën kryeministrin aktual?
Jo, unë nuk jam mike me Edi Ramën dhe unë besoj se nuk ndihem mikeshë e Edi Ramësa Ne jemi të njohur, kemi pasur një respekt në të mirë të vendit dhe kemi pasur disa herë shkëmbime në të mirë të Shqipërisë dhe unë natyrisht si të gjithë shqiptarët që vendosën dhe e deshën këtë ndryshim, unë isha për ndryshimin absolutisht në Shqipëria Shqipëria kishte nevojë të ndryshonte sepse ai po bëhej një regjim i një tjetër natyrea Në të mirë të Shqipërisë, sepse zemra ime gjithmonë ka rrahur në të majtë, dhe e di që pas kësaj do të thonë komunistjaa Nuk kam bërë asnjëherë mister, im atë ka qenë komunist, nëna ime ka qenë komunistea
Ju jeni?
Nuk jam shitur asnjëherë si disidente, por unë rritjen time profesionale rritjen time etike unë e kam zhvilluar jashtë vendit se kam ikur në moshën 27- vjeçarea Kështu që edhe ajo akuza e këtyre ditëve kur të futin në rrethe miqësirash kur unë nuk jam… është faji nga ana jonë që përkrahëm ndryshimin e një qeverie? Ky është kulmia Është faji nga ana jonë sepse besuam se Shqipërisë i duhej ndryshimi?! Këto janë akuza për mua të mjerueshme nga ana e tyre që i bëjnë dhe jo gjithkush vjen për interesa personale në Shqipëria Unë nuk kam asnjë lloj interesi personal në Shqipëria Unë dua t’i kthehem një romani në gjuhën shqipe, që kam përgjysëm, dua ta mbaroj atë në Shqipëria Përpara një viti e gjysëm kisha vendosur të vija tamam si një njeri personal, kam të drejtën të jem në vendin tim, kam një nënë, kam një vëlla, kam tre lagje me miq si i thonë fjalësa Më vjen keq, mund ta shfrytëzojnë sa të duan për përllogaritje, por përllogaritja nuk është në interesat e miaa Po t’i kisha bërë përllogaritjet e mia, do t’i kisha bërë fare ndryshe dhe nuk kisha nevojë se përse të kthehesha në “gojën e luanit” dhe të dëgjoja mike e saj dhe mike e kësaja Dhe për publikun unë po ju them administrata Rama dhe vetë kryeministri nuk më kanë ofruar absolutisht asnjë lloj ofrimi që unë të vij në Shqipëri, pra dëshira ime për të ardhur në Shqipëri…
Nuk ka të bëjë fare me administratën?
Jo! Jo! Jo, nuk ka të bëjë farea
Megjithatë ju do të merrni pjesë në takimin e 15 majit?
Sepse jam e ftuar në atë takima
Cili është qëllimi i kësaj konference? Ju çfarë roli do të keni?
Unë do të jem njëra nga lektoret siç janë të ftuar të tjerë lektorë dhe unë do të merrem me çështjen se ku jemi sot me diskursin e kulturës, diasporësa Çfarë roli ka pasur? Sepse diaspora shqiptar ka qenë gjithmonë aktive historikisht për Shqipërinëa Do të merrem me çështje të kulturës dhe të letërsisë, ku jemi ne sot, ku jemi sot në media për të çuar në një nivel më të lartë kulturëna
Festivali i fundit i librit dhe komentet që pati, se me ndërrimin e mazhorancës u ndryshua edhe le të themi elita me të cilën punon kjo mazhorancë, që ishte e ndryshme nga ajo që punonte ajo e mëparshmjaa Si t’u dukën këto komente?
Një pjesë të komenteve m’u dukën të drejtaa Unë kam një merak, ne i premtuam, jo unë, por qeveria e re që erdhi, administrata e re që erdhi, populli i besoi dhe i dha votën sepse ishte vota e atij populli dëshira e tij për ndryshima Unë do të dëshiroja shumë që të mos ishte vizioni i një ndërrimi të një klani me një klan tjetër, por nga ana tjetër çdo administratë dhe në çdo fitore të re elektorale të një vendi, është normale që në administratën e asaj qeverie ata njerëz do të mbledhin njerëzit me të cilët kanë punuara Barack Obama natyrisht që do të marrë njerëzit e tija Me këtë nuk dua të them që duhet të jetë absolutisht kështua Bashkëpunimi dhe punimi me të katër anët, unë e përshëndes në mënyrën më të plotëa Por nuk doja që të lihej absolutisht përshtypja tek populli shqiptar që administrata e re përdor një edukatë më të madhe, ka një gramatikë të jashtëzakonshme, ka një gjuhë shumë më të edukuar, por druaj që kjo mund të lexohet pak, sidomos në këtë moment të vendit si një ndërrim shumë i shpejtë i klanevea
Si ju duket mazhoranca e re qeveria e re e Ramës?
E shikoj me entuziazëm, e shikoj sidomos me shpresë të madhe, dhe e shikoj edhe me kritikë, në kuptimin që dua t’i shikoj tania Gjithë ajo shpresë që i’u dha gjithë shpresa e këtij populli që ka pritur ka pritur gjithë këto vitea Populli do të presi përsëri sepse arkat e shtetit kanë qenë bosha Problemet e këtij vendi janë një Everest i ngritur përpjetëa Ajo ngjitje do të jetë e madhe dhe nuk mund të bëhen gjërat nga një ditë në tjetrën do të duhet një kohë, por do të duhet edhe një ndërgjegjësim i njerëzve me kujdes të madh për t’u treguar që këto gjëra këto projekte që po fillojnë janë në të mirë të vendit, por do të kenë kohë edhe sepse siç e dimë jo në Shqipëri, por kudo ajo që premtohet në një fushatë politike është ndryshe kur kthehesh në real politikë, në politikën që ti duhet të bësh përditë, kështu që është shumë komplekse unë nga një herë më duken kamikaze, psh Edi Ramës mund t’i them po ç’tu desh u njeri! Në kuptimin që do të jetë një punë e jashtëzakonshme, është një punë e jashtëzakonshme dhe për ketë punë të jashtëzakonshme ka nevojë për një grup pune që të punojë me të njëjtin vetëmohim dhe unë nuk i njoh të gjithë personazhet, nuk jam pjesë e establishmentit, kështu që nuk njoh hollësirat e vogla të gjithçkaje dhe nuk doja të jepja një opinion të atillëa Unë kam vetëm shpresën që diçka do të bëhet për Shqipërinë dhe dua që ajo që të bëhet të jetë sa më e mirë, për t’u bërëa
Çfarë keni ju me Sali Berishën, meqënëse titujt e intervistave që jepni hapen gjithmonë me të?
O jo, jo, jo! Nuk janë puna ime titujta Janë gazetarët ose drejtori i gazetës që vë atë titulla Unë me za Sali Berisha nuk kam absolutisht, absolutisht asgjë personalea Unë nuk merrem me njerëzit personalishta Unë jam në pozitën e shkrimtarit që ka vendosur të vazhdojë të merret me Shqipërinëa Ndërkohë që sapo kam mbaruar një libër që nuk ka të bëjë absolutisht me Shqipërinëa Unë mund të merrem fare mirë dhe të shkruaj letërsi për hir të letërsisë atjea Unë i dërgova në një moment të caktuar një letër të hapur Silvio Berluskonit, për fyerjen për gallatën e za Berlusconi në një takim shteti me za Berishaa Za Berisha buzëqeshi dhe nuk reagoi përpara një fyerje jashtëzakonisht të madhea
Që ndaloni skafistë, por na sillni femra të bukuraa
Kështu që ishte, pastaj za Berisha, i ftuar tek Klani nga gazetari Blendi Fevziu, kur ai u pyet: Zonja Dones shkroi këtë letër dhe … sepse ajo letër bëri xhiron e botës, xhiron e Evropës padyshim, atëherë ai filloi me atë vogëlsinë e tij të kapej me atë që di të bëjë zaBerisha, me jetët personale të njerëzve, në atë lloj trishtimi që uli veten, jo mua kështu që në atë moment vendosa t’i shkruaj atij një letër të hapur, e bëra edhe atë dhe unë e mbylla nuk kam asnjë problem me za Berishaa Por nëqoftëse gazetari merr si titull “Jozefina Topalli është burrë dhe Berisha nuk ka lënë çarçaf pa i‘u futur shqiptarëve”, sepse atë ka bërë me atë është marrëa Kush lahet, kush nuk laheta Kush shkon në krevat me këtë, kush nuk futet në krevat me atë tjetrëna Cila është lavire? Por ajo nuk është përgjegjësi e imja nëqoftëse drejtuesi i gazetës mendon se ai është titulli më bombastik sepse ai shet më shumë, unë aty nuk kam absolutisht asnjë gjë në dorë dhe unë do të isha shumë e lumtur sikur za Sali Berisha të ndalonte atë Facebook-un me atë lloj histerie të vazhdueshme, t’i jepte mundësinë dhe ta linte Partinë Demokratike dhe opozicionin, sepse Shqipëria nuk ka asnjë të mirë nga një mazhorancë, e cila tani mund të marrë vendime si të dojë, aq shumë është e fuqishme në këtë momenta Por a ka të mirë Shqipëria dhe politika shqiptare që opozita të jetë një opozitë qesharake?
Po përse e quani qesharake se më bëri përshtypje?
Qesharake, sepse unë mendoj se ka shumë njerëz të mençur në Partinë Demokratike të cilët nuk po arrijnë dot t’i kundërvihen Berishës, berishizmit, mendësisë dhe unë besoj se ata lloj njerëzish dhe pikërisht po ju them përsëri nuk jam pjesë e estblishmentit, sepse kam miq në të majtën dhe kam miq në të djathtëna Ata lloj njerëzish duhet të rikrijojnë Partinë Demokratike në të tjera bazaa PD sot është bërë protagonizmi i Berishës dhe atyre “Yes Men” nga mbrapa që ose i’a mbajnë atij dhe ata pak që mundohen t’i dalin kundër pak e nga pak fillojnë e shtyhena Kështu që unë jam e interesuar që të ketë nje opozitë dinjitoze për Shqipërinëa Opozita është e rëndësishme në jetën politike të një vendia
A e keni parë si personazh për ndonjë roman tuajin?
Natyrisht! Ai ofron vetvetena Nuk ke se si të mos ta shohësha
Do të ketë një roman tuajin në të ardhmen, me personazh të frymëzuar ndoshta nga za Berisha?
Nuk dua të prononcohem për këtë moment, por në këto vite kam mbledhur të gjithë Whatsapp e Facebook-ët e zaBerisha dhe ndoshta nuk e kupton ai vetë se sa personazh letrar është për çfarëdolloj shkrimtari që do të kishte tundimin të merrej me një personazh të atillë dhe nuk po flas përsëri… Unë e ndaj za Berishaa Jam duke folur për njeriun që ka udhëhequr një venda Unë interesin e kam ndaj atij, që bën një të mirë apo një të keqe vendit të tij, jo se ai quhet filani dhe apo fistekua Nëqoftë se unë nesër, pasnesër, kryeministri i Shqipërisë, za Edi Rama do të më zhgënjejë për këtë ose për atë, unë do të përdor të njëjtën penë time edhe për za Edi Ramaa
Source: Tema – Aktualitet