Për ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, janë disa shtylla kryesore që do të mund të shërbejnë për rritjen e mirëqenies te shqiptarët: nga reforma e pensioneve, te programet e nxitjes së punësimit, rritja e arsimit profesional, por edhe ndryshimet në Kodin e Punës që presin të “zbardhen”a Në një intervistë për “Monitor”, ministri Veliaj bën një bilanc të punës së tij që nga marrja e detyrës dhe tregon sfidat më të vështiraa
Nga Elona Bedalli*
Dita për të nis herët, edhe pse ka mbaruar vonëa Shkallët e ministrisë i ngjit i sigurt, edhe pse e di se sfidat nuk do të mungojnë gjatë kësaj dite dhe në ato në vazhdima Axhenda e tij në çdo orë është e shënjuar me të “kuqe”, një gjë e zakonshme për një anëtar kabineti qeveritara
Erion Veliaj është ndër ministrat e rinj (në moshë) që ka kabineti “Rama”, por që bie në sy për imazhin e kuruar, për mënyrën sesi artikulohet dhe shfaqet përpara publikuta Janë detaje që të sjellin ndër mend shfaqjet (ndonjëherë në dukje rastësore), por tejet të kujdesshme, e të parashikuara në detajet më të imta) të Presidentit të SHBA-sëa E kur e pyes nëse është një model i huazuar apo një strategji efikase për të përçuar sa më mirë, thotë se shumë gjëra në këtë ministri kanë ndryshuar, janë shtuar target-grupet e po kështu, edhe detyrata “Unë gjykoj që një ministri që menaxhon rreth 30% të buxhetit të shtetit dhe ka ndikim në jetën e 2 milionë personave, duhet të jetë në komunikim të vazhdueshëm, ndaj preferoj që disa njerëz të thonë se u sqaruam edhe për këtë punën e pensioneve, sesa të mos i mbahet mend emri as ministrisë dhe as ministrit, sikundër ka ndodhur në tetë vitet e mëparshmea Ndaj më duhet të them se morëm në menaxhim ministrinë më të rrënuar nga imazhi dhe sot është më vizibël kur bëhet fjalë për të sqaruar publikun për çfarë ndodh”, thotë ministri Veliaja Kjo mënyrë e të bërit të gjërave vjen ndoshta është ndikuara nga qënia e tij si një ish-aktivist i shoqërisë civile sepse, siç thotë: “Nëse një njeri që është në politikë, vendimmarrje shkëputet nga realiteti, rrethohet nga servilë që i thonë se çdo gjë është mirë, nuk krijon kontakte me njerëzit për t’u siguruar për ndërtimin e zyrës së punës, ndarjen e pagesave të aftësisë së kufizuar, apo nëse do të dalin “llogaritë” me reformën e re të pensioneve, atëherë do të thotë se je aty thjesht për një formaliteta
Erion Veliaj beson se nuk është detyra e një drejtuesi të mikro-menaxhojë gjithçka, por që të ketë akses në informacionin e asaj që ai e quan “dora e parë”, te mënyra sesi ndihet një njeri kur përballet me burokracinë shtetërore, kur lodhet duke trokitur sa nga një derë te tjetraa “Unë them që është shumë e rëndësishme që të gjitha këto duhet të dihen, sepse është e vetmja mënyrë për të mësuar se mund të hartosh politika që i shkurtojnë ato”a
“Unë gjykoj se sado që të rriten njerëzit, në thelb mbeten gjithmonë fëmijë dhe ata kuptojnë më mirë me figura sesa me fjalëa Brenda nesh gjithmonë ekziston një ‘fëmijë’ kurioz që i kupton gjërat duke i parëa Mundohem gjithmonë që për temat për të cilat flasim të jemi në vendin ku ndodh ngjarja, ku jetojnë njerëzit ose ku është simbolika e atij vendia Unë besoj se sukses në komunikim është kur dikush, edhe pa dëgjuar atë që flitet, shikon vendin dhe kupton se diçka e mirë po ndodh, ndaj kjo e thjeshton komunikimin”a Një qasje mediatike kjo e ministrit Veliaj, që duket se e njeh fare mirë forcën e pushtetit të katërta
Por kur vjen puna për të kuptuar nëse ai në institucionin që drejton është më shumë një menaxher apo një “burokrat”, beson se ka dy kategori: menaxherët dhe liderët/udhëheqësita “Detyra e një menaxheri është që të marrë një projekt, mund të jetë kjo strategjia e punësimit, ajo e aftësimit profesional, reforma e pensioneve apo e ndihmës ekonomike dhe të sigurohet që të gjitha hallkat/specifikat të jenë të konceptuaraa Por, kjo nuk është detyra e një drejtuesi ministrie, ajo është që të menaxhojë projekte dhe njerëza Kjo besoj e dallon një drejtues nga një menaxhera Detyra ime është ta frymëzoj ekipin, ta mbështes, t’i jap një vizion politik aty ku duheta Detyra e drejtuesit është të frymëzojë këtë lloj ndryshimi, pra që skema të ketë një logjikë humanea Pastaj është detyra e menaxherit të ministrisë që të sigurohet se të gjitha mendimet t’i përputhen me vizionina Ndaj nuk hyj tek ata njerëz që mundohen të mikro-menaxhojnë dhe të futen kudo, sepse mendoj se ka nga ata që janë më të aftë se unëa Gjithmonë mundohem që të siguroj se ekipi është i frymëzuar dhe jam i bindur se në këtë ministri, motivimi bën që kjo të jetëa Unë gjykoj se, edhe pse sektori privat i paguan shumë më mirë njerëzit e aftë, kemi arritur që në nivel kabineti, të punësojmë persona që vijnë nga ky sektor dhe këtu diferencën e bën motivimi”, thotë ministri Veliaja Për të, komunikimi me stafin është shumë i rëndësishëm, madje shpesh gjen forma origjinale për ta bërë këtë (qoftë edhe gjatë fundjavës), siç ishte rasti i trajnimeve të ofruara nga një markë e njohur e botës së veshjeve sportive, “Adidas”, si mënyra më e mirë për të mësuar nga privati çështjen e eficiencësa “Sikundër kjo kompani prodhon veshje për konsumatorin edhe ministria prodhon shërbime që i paguan taksapaguesia Ndaj, në këtë sens, shteti është ai që prodhon për një klient që është taksapagues dhe votuesa Kemi shumë çfarë të mësojmë nga sektori privat”, thotë ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisëa Ai tregon se mban kontakte me jo më shumë se shtatë persona të kabinetit në ditë, sepse përtej kësaj fillon dhe bëhet mikro-menaxhima Për të kur drejtuesi nis dhe merret me çdo gjë, atëherë do të thotë se gjërat nuk funksionojnëa Gjatë gjashtë muajve të parë të ushtrimit të detyrës, thotë se çdo gjë ishte “rrokopujë”, por tashmë sistemi ka nisur të funksionojëa “Gjithmonë më ka pëlqyer të luaj me ekipin tim, të jem kapiten, por i barabartë me të gjithë të tjerëta E për këtë, përvoja ime në futboll ka lënë shenjë”a E për të komunikuar me ekipin e tij, Veliaj zgjedh atë ballë për ballëa Vendimet e vështira preferon t’i thotë vetë dhe jo t’i delegojë tek dikush tjetëra E më tej, gjërat e përditshme menaxhohen nga këshilltari i kabinetit apo/edhe sekretari i përgjithshëma Një herë në javë thotë se komunikon me çdo drejtues të ministrisë dhe të agjencive (një rutinë komunikimi ‘ballë për ballë’) për t’i siguruar të gjithë se kanë akses për çështje që ministri duhet t’i dijëa “Asnjë gjë nuk e zëvendëson komunikimin sy ndër sya Por, nga ana tjetër, kemi një brez të ri që gjithnjë e më pak sheh lajmet e orës 19a30, kjo do të thotë se ata duhet t’i marrin mesazhet nëpërmjet rrjeteve socialea Ndërkohë që për disa mesazhe të tjera, siç është reforma e pensioneve, ne mundohemi që të shkojmë pranë target-grupeve e që në këtë rast janë të rinjtëa Nuk duhet të ngatërrojmë gjërata Themi pensionet dhe mendojmë gjyshërit tanë, kur në fakt janë të rinjtë kategoria që do të jenë përfituesit e drejtpërdrejtë në të ardhmena Ka njerëz që mund të ngrenë supet kur dëgjojnë të flitet për pensionet me ata që sot ende nuk kanë filluar punë, por në fakt janë ata që kanë në dorë të ndryshojnë shëndetin e skemësa Ndaj mundohemi që t’i kombinojmë dhe t’i përshtasim gjërat, sepse në shumë pak vite, ka ndryshuar shumë kultura e marrjes së informacionit, ku nuk është më televizioni burimi kryesor, por tashmë është edhe celulari apo mjete të tjeraa Duhet të jemi aty ku janë njerëzit”, thotë aia
E në këtë maratonë ngjarjesh, takimesh, eventesh shumë pak kohë e lirë mbetet, e cila i kushtohet në pjesën më të madhe Ajolës, gjysmës së tija
Mundohet që darkat t’i bëjë sa më të shkurtra, në mënyrë që të jetë më herët në shtëpi dhe pastaj të dalë edhe me Ajolëna Futbollin, një nga pasionet e mëdha, u bë pak kohë që e ka “braktisur”, gjashtë muaj pa fushën e gjelbër i duken si një përjetësia
Megjithatë mundohet shpesh që t’i kombinojë gjërata Aty ku është për çështje pune, mundohet të gjejë edhe pak kohë për pak çlodhje dhe argëtima E si i thonë fjalës “një rrugë e dy punë”, edhe pse jo gjithmonë arrihet me suksesa
Mes pasioneve të “braktisura” dhe punëve të përditshme, Veliaj as nuk pohon dhe as nuk i mohon zërat nëse do të jetë ai kandidati i ardhshëm i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, edhe pse thotë se është një çështje që është jashtë “radarëve”a “Jam i fokusuar që këtë vit të kalojmë disa reforma të rëndësishme, që do të mbajnë emrin e kësaj ministrie dhe që do të kenë ndikim në jetën e publikut shumë më gjatë se mandati i një ministri apo një kryebashkiakua Jam i përqendruar në realizimin e tyrea Zërat çfarë nuk thonë, po mundohem të merrem me substancën”a
INTERVISTA
Zoti ministër, a mund të na bëni një bilanc të objektivave që keni arritur nga marrja e detyrës?
Nuk mund të mos ndihem krenar kur kthej kokën pas dhe shoh të gjitha gjërat që kemi arritur në vetëm 6 muaja Që në javën e parë në punë mundëm t’i jepnim një zgjidhje krizës së strehimit të familjeve rome të dëbuara nga shtëpitë e tyrea Më pas nisëm procesin e auditimit të përfituesve të ndihmës ekonomike, duke e pastruar këtë skemë nga abuzuesita Nga ana tjetër, dixhitalizimi i kësaj skeme, i cili është duke u zbatuar në tri qarqe pilot, do të garantojë që të mos ketë më abuzime të këtij lloji, e që fondet e mbrojtjes sociale të shkojnë te shtresat vërtet në nevojëa
Në kaq pak kohë, kemi arritur të rigjallërojmë interesin tek arsimi profesional dhe po e reformojmë thellësisht atë, për ta lidhur edhe më mirë me kërkesën e tregut të punësa Për këtë arsye, kemi hartuar edhe “Strategjinë për aftësi dhe punësim 2014-2020”a Kemi nisur, gjithashtu, reformimin tërësor të shërbimit të punësimit sipas sistemit gjermana Deri tani kemi modernizuar zyrat e punës në Tiranë, Durrës, Elbasan, Kavajë dhe Vlorë dhe rezultatet e para janë fantastikea
Së fundi, kemi nisur një nga reformat më të vështira të këtij mandati qeverisës, atë të pensioneve, e cila ka rëndësi vendimtare për të forcuar financat e shtetit dhe për të garantuar stabilitetin makroekonomik të vendita Pra, kemi bërë shumë, e të tjera gjëra janë në rrugë të mbarëa
Padyshim, një nga çështjet më të “nxehta”, mbetet ajo e reformës së pensionevea A mund të na thoni se çfarë do të synojë kjo reformë? Si do të arrihet t’u jepet zgjidhje një sërë problemeve, si reduktimi i “gropës” buxhetore, rregullimi i raportit kontribuues/përfitues, etja? Kur do të mund të flitet për ndryshim të moshës së pensioneve?
Reformimi i sistemit të pensioneve mbetet domosdoshmëri, qoftë për arsye financiare e qoftë për arsye socialea Nga njëra anë, deficiti është thelluar ndjeshëm tetë vitet e fundit dhe sot është mbi 45% e shpenzimeve totale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, duke e bërë skemën e pensioneve financiarisht të paqëndrueshmea Nga ana tjetër, numri i kontribuuesve është shumë i ulët, çka do të thotë se shumë shqiptarë do të mbeten pa pension kur të plaken, sepse nuk janë të siguruara Reforma do të synojë t’i zgjidhë të dyja këto problemea
Ne do të heqim pensionin tavan e do ta forcojmë lidhjen mes kontributeve dhe benefiteve, çka do t’i nxisë qytetarët që të derdhin sigurimet shoqërore e të deklarojnë pagën realea Kjo do të rrisë numrin e kontribuuesve e do të rrisë edhe të ardhurat, duke e reduktuar gropën fiskalea Për sa u përket atyre që nuk kanë derdhur sigurime, ne kemi menduar një pension social, i cili sigurisht që do të jetë shumë më i ulët se pensioni që jep skema e detyrueshme, por gjithsesi do të jetë diçkaa Gjithashtu, pensioni social do të merret vetëm në moshën 70-vjeçare, kështu që ata që janë në punë sot e dëshirojnë një pension dinjitoz, më mirë të derdhin sigurime e të mos presin pensionin sociala
Për sa i përket moshës së pensionit, ripërsëris se ajo nuk do të prekë ata që janë në prag të daljes në pensiona Por, nga ana tjetër, rritja e moshës është domosdoshmëri që buron nga fakti se, nga njëra anë njerëzit po fillojnë punë për herë të parë në një moshë më të madhe se më parë dhe, nga ana tjetër, jetëgjatësia është duke u rritura Nuk ka kuptim që një individ të derdhë sigurime për 25 vjet dhe të marrë një pension po për 25 vjeta Ndaj edhe është e udhës që mosha e pensionit të rritet në përpjesëtim me rritjen e jetëgjatësisëa
Njohja e viteve të punës për emigrantët shqiptarë, veçanërisht për ata që punojnë në Greqi dhe Itali, është gjithashtu një sfidë e vështirëa Mosnjohja e tyre do të nënkuptonte mbetjen pa një pension të mijëra shqiptarëve, deri ku janë negociatat e qeverisë shqiptare, që duket se vështirësohen edhe nga kriza ekonomike e financiare e këtyre vendeve? A ka sinjale shpresëdhënëse?
Edhe për këtë çështje jemi në rrugë të mbarëa Sapo ratifikuam marrëveshjen me Belgjikën, nga e cila përfitojnë 35 mijë emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në këtë shteta Gjatë kësaj periudhe do të përfundojnë aktet ligjore për miratimin e marrëveshjeve me Luksemburgun, Hungarinë dhe Rumaninë, dhe gjithashtu do të vazhdojnë negociatat me Kanadanë, Austrinë, Çekinë dhe Maqedoninëa Sigurisht, sfida më e madhe mbeten Italia dhe Greqia, e kjo për faktin se numri më i madh i emigrantëve shqiptarë jetojnë në këto dy shtetea Ndërsa flasim, marrëveshja me Greqinë mbetet shumë e vështirë për t’u realizuar në terma afatshkurtër, për shkak të krizës ekonomike të fqinjit tonë jugor, ndërsa nga Italia kemi pasur sinjale pozitive dhe shpresojmë që shpejt të nisim negociatata
Vetëm pak kohë më parë, qeveria shpalli strategjinë e punësimit 2014-2020a Cilat janë objektivat kryesore të saj, çfarë synohet të arrihet?
Qeveria shqiptare e ka vënë fokusin e saj te punësimi i mbështetur mbi aftësimin e duhur të forcës sonë të punës dhe orientimit të saj drejt nevojave të tregut të punësa “Strategjia kombëtare për punësim dhe aftësi 2014–2020” bën pikërisht këtë: fokusohet në çështjet kritike të punësimit dhe aftësive, duke pasur si synim aftësi më të larta dhe punë më të mirë për të gjithëa Qëllimi i përgjithshëm i saj është të nxisë vende pune cilësore dhe mundësi për formim profesional gjatë gjithë ciklit të jetësa
Por, nga ana tjetër, strategjia synon të përmirësojë ndjeshëm sistemin e shërbimeve për punëkërkuesit, si dhe sistemin e arsimit e formimit profesionala Kjo realizohet nëpërmjet formimit të një sistemi të unifikuar të shërbimeve të punësimit në mbarë vendin, sipas modelit të ri të shërbimit ndaj qytetarita Një pjesë e rëndësishme e këtij sistemi është edhe ndërtimi i një partneriteti solid dhe fluid me të gjithë aktorët e tregut të punësa Do të ishte e pamundur të aplikohej drejt kjo strategji pa përfshirjen e sektorit privat, që gjithnjë e më tepër, po përbën edhe bazën kryesore të punësimita
Një nga problemet kryesore të këtij tregu mbetet shpesh mungesa e forcës së punës së profilizuar dhe ju po i kushtoni vëmendje arsimit dhe formimit profesionala Çfarë synoni të ndryshoni/përmirësoni?
Synimi ynë është ta kthejmë arsimin profesional në një alternativë të denjë të arsimit universitara Nuk është për t’u çuditur që në 10 vende të lira pune të afishuara në punaagovaal, 9 kërkojnë arsim profesionala Është imperative që të mos i pajisim të rinjtë shqiptarë me një diplomë e cila s’të çon kurrkund, por me ato aftësi që kërkohen nga tregu i punësa Të dhënat flasin qartë se arsimi profesional garanton punësima Prandaj po i reformojmë, me synimin për t’i kthyer lavdinë e dikurshme këtyre shkollavea
Zyrat e reja të punës që ju keni hapur (nga përvoja e deritanishme), përveç thithjes së kërkesave, sa kanë arritur t’i përkthejnë ato në vende konkrete pune? A mendoni se këto zyra janë mjet efikas për të nxitur punësimin? Cilat do të jenë format e tjera që do të përdorni për të nxitur punësimin? A ka fonde në dispozicion për këtë?
Rezultati i zyrave të reja të punës ka qenë mbresëlënësa Numri i qytetarëve që u drejtohen atyre për të gjetur një punë është rritur ndjeshëm, çka flet për një rijetësim të besimit në këto zyraa Gjithashtu, edhe numri i ndërmjetësimeve është shumë më i lartë se më parëa Shifrat janë kokëforte dhe tregojnë gjithnjë të vërtetën: trendi është shumë pozitiv dhe zyrat e punës po japin frytet e paraa Kemi punësuar dyfish më shumë në pak javë, sesa ka punësuar mazhoranca e djeshme në një vita Vetëm në Tiranë, për dy muaj, janë punësuar 528 qytetarë; në Durrës, për një muaj, 299 të punësuar; në Vlorë për më pak se një muaj 180 të punësuara Ndërsa, në Kavajë, vetëm për pak ditë u punësuan 83 qytetarëa
Por, përveç modernizimit të shërbimit të punësimit, ku zyrat e punës janë vetëm një komponent, ne do të përdorim edhe ato që njihen si politika aktive të tregut të punësa Jam shumë i lumtur që kemi rritur me 300% fondin për nxitjen e punësimit, i cili do të garantojë pagesën e sigurimeve shoqërore për një periudhë të caktuar për ato kompani që hapin vende të reja punea
Pak kohë më parë, qeveria shqiptare miratoi edhe një sërë vendimesh për liberalizimin e tregut të punës, veçanërisht për krijimin e një tregu të përbashkët mes shqiptarëve në trevat shqipfolëse, cilat janë objektivat?
Ne kemi nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës, për krijimin e një portali të përbashkët punësimi, i cili është hapi i parë drejt një tregu të përbashkët punea Ky portal është i hapur dhe pjesë e tij mund të bëhen edhe vende të tjera të rajonita Nga ana tjetër, do të marrim masa që të hiqen lejet e punës për shqiptarët që jetojnë në vendet fqinjea
Jemi në dijeni se Kodi i Punës do t’i nënshtrohet ndryshimeve (që patën nisur të paktën dy vjet më parë), a mund të na thoni ku konsistojnë ato? Kur do të mund të jenë gati për t’u miratuar?
Amendimet që do t’i bëhen Kodit të Punës pasqyrojnë propozimet e partnerëve socialë për përmirësimin e marrëdhënieve mes tyrea Këto amendime përmirësojnë një sërë dispozitash të tjera të Kodit, si ato për sigurinë dhe shëndetin në punë, për ndalimin e diskriminimit të çfarëdo lloji dhe për mbrojtjen e veçantë për gratë dhe vajzata Gjithashtu, Kodi i ri reflekton rekomandimet e komitetit të ekspertëve të së drejtës sociale të Këshillit të Europës dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, duke përafruar kështu legjislacionin tonë me atë të Komunitetit Europiana
*Revista Monitor
Source: Tema – Aktualitet