Intervista e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama dhënë për “Zërin e Amerikës”
Za Rama, ta nisim me çështjen e avionit që u rrëzua në Divjakë, që ka ndezur tensione të larta politike në vend midis opozitës dhe qeverisëa A mendoni se në qoftë se komunikim i detajuar siç e dëgjuam sot do të ishte bërë më përpara do të ishin shmangur disa nga këto konfrontime dhe debate politike?
Për fat të keq, jo vetëm çështja e avionit për të cilin ju folët, por përgjithësisht mjaftojnë vetëm pak gjëra që në Shqipëri të ndizet debati midis mazhorancës dhe opozitës, çka dëshmon në thelb që ende nuk kemi arritur maturimin për të zhvilluar debat parimor dhe të fokusuar tek thelbi i çështjeve apo thelbi i problemit, siç është edhe kjo që ka të bëjë me trafikun e drogës apo trafiqet e paligjshme në përgjithësi si elemente kriminalea Kështu që gjykoj, dhe ajo për të cilën ka nevojë publiku, për të cilën kanë nevojë qytetarët, nuk është vizatimi apo përshkrimi se nga kaloi apo si kaloi avioni dhe që pasi ra avioni u gjend një gomë e shkëputura Sepse këto janë edhe në aspektin profesional si gazetar, por edhe në aspektin e të shikuarit të çështjes nga pozita e një vëzhguesi të vëmendshëm, detaje që publiku i di dhe që nuk kanë rëndësia Ajo çfarë është e rëndësishme dhe që tashmë është në dorë të organeve të prokurorisë në dorë të organit të akuzës, është që palët të ndihmojnë institucionin e akuzës, të hetojë me imtësi, të hetojë me paanshmëri dhe me profesionalizëm gjithçka lidhet me rastin në fjalë ose gjithçka lidhet më tej me të gjithë fenomenin e trafikut të lëndëve narkotikea
Më lejoni të shpjegoj që trafiku i lëndëve narkotike nuk është një problem i shfaqur rishtazi në Shqipëria Ai është një fenomen që vazhdon prej kohësh, mjafton t’i referohemi raporteve të Departamentit Amerikan të Shtetit apo dhe raporteve të tjera të njësive të specializuara që veprojnë apo janë në terren për të kuptuar që kemi të bëjmë me një fenomen shqetësues dhe problematik për situatën në Shqipëria Dhe energjitë duhen fokusuar këtua Çfarë duhet të bëjmë, dhe si duhet të ndihmojmë të gjithë që ky fenomen të luftohet me eficiencë dhe që organet ligjzbatuese të veprojnë gjithashtu me eficiencëa Kështu që nga kjo pikëpamje gjykoj që nuk ka shumë vend për përshkrime, për hartime apo për qëndrime emocionale ndaj rastit në fjalëa Ka vend dhe është jetike të veprohet me forcën e ligjit dhje me profesionalizëm për ta zbardhur se si qëndron e vërtetaa
Ju përmendët faktin që ky është një problem i cili ka ekzistuar edhe më parë, por e vërteta është se qeveria e re është prej nëntë muajsh në detyrë tashmë, kështu që a nuk do të ishte më mirë që secila nga palët, në këtë rast qeveria të fokusohej pikërisht te lufta ndaj këtij fenomeni dhe për më shumë transparencë se në deklaratat?
Nuk dua ta adresoj problemi nga njëra qeveri në tjetrëna Kur thashë që është një fenomen që vjen prej vitesh kjo lidhet me gjithë situatën në Shqipëri nga njëra anëa Nga ana tjetër ajo që duhet të bëjë qeveria është të ridimensionojë prioritetet e punës së strukturave të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit, sepse kështu do të mund të fokusohet më mirë tek fenomenet kriminale që janë shqetësuese dhe problematike për vendina Natyrisht çështjet e rendit dhe të sigurisë publike në Shqipëri janë komplekse, nuk janë vetëm çështje policore gjithashtua Pra në vlerësimin tim duhet bërë një ripozicionim më i mirë i strukturave, por edhe një rivlerësim dhe një rikonfigurim më i mirë i prioriteteve të punësa
Ashtu sikundër më lejoni ta them gjithashtu këtu, sepse më është dashur gjatë takimeve në Uashington të jap shpjegime edhe për të informuar lidhur me këto zhvillime në Shqipëri, që është e papranueshme në vlerësimin tim që megjithëse qeveria ka gati 9 muaj që ka filluar punën, Shërbimi Informativ Shtetëror vazhdon të punojë me prioritete të miratuara nga kryeministri Berisha që në janar të vitit 2013a Inkoherenca në veprime, inkoherenca në koordinimin e veprimin natyrisht që krijon pastaj edhe vakume apo hapësira të tillaa Prandaj po them që është e rëndësishme, edhe opozita e cila e ka kthyer në kazus këtë çështje të jetë bashkëpunuese dhe kontributore që gjithçka ta fokusojë në ndihmë të organit të akuzës, në ndihmë të prokurorisë dhe të heqim dorë përfundimisht nga shfaqja e vjetër e politikës shqiptare, ku bëhet edhe prokurori edhe gjykatësi, edhe hetuesi apo edhe avokati nga ato që janë të zgjedhur dhe të votuar nga ata që bëjnë politikëa
Le të mbetemi pak të situata e tensionuar politikea Shumica dhe presidenti janë mbërthyer gjithashtu në disa debate dhe pjesë e tyre keni qenë edhe ju pak a shumë sa i takon reformës në ushtri dhe disa debate të tjeraa Presidenti Nishani ka thënë se po bëhen përpjekje për t’i hequr atij kompetencat si Komandant i Përgjithshëma A mendoni që janë frytdhënëse debate të tilla dhe a janë të denja për një vend që është anëtar i NATO-s?
E para, që është e rëndësishme të theksoj lidhet me domosdoshmërinë e kryerjes së disa reformave që janë jetike për fatet e vendita Jetike për vetë zhvillimin e shoqërisë shqiptare, por të tillë edhe për të plotësuar kushtet që Shqipëria ka në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropiana Kësisoj, reforma në sistemin e drejtësisë, reforma administrative-territoriale, reforma në institucionet e sigurisë dhe gjithçka lidhet me perfomancën e institucioneve të shtetit, nuk është çështje vullnetesh individualea Ato janë targete, detyrime që duhen përmbushur dhe për rrjedhojë palët vetëm duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrina
Ndërsa, lidhur asaj çfarë ju thoni konkretisht me lejoni të shpjegoj që të ndaj me ju opinionin tim dhe vlerësimin që gjeta edhe në kontaktet që pata në Departamentin Amerikan të Shtetit për domosdoshmërinë e kryerjes së reformave në institucionet e sigurisë në konsultë dhe në partneritet të plotë me NATO-n, pasi Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe nuk mund të sillet ndryshe përveçse si anëtare e NATO-s edhe kur merr nisma ligjore për të reformuar institucionet e sigurisë dhe natyrisht në partneritet të plotë edhe me SHBA-të për shkak të konstantes së pandryshueshme që mbi bazën e të cilës janë ndryshuar marrëdhëniet tona, pasi SHBA-të janë dhe mbeten partneri ynë strategjik dhe vital do të thojaa Kështu që debati paraprak i paragjykuar nuk e ndihmon mbërritjen në cakun e reformës së duhura
Ajo çfarë duhet bërë është bashkëveprimi midis institucioneve, shkëmbimi i kontributeve pozitive nga Presidenca nga Qeveria, nga Ministria e Mbrojtjes, nga Kuvendi gjithashtu, sepse drafti i këtyre ndryshimeve nuk ka mbërritur në Kuvend, me qëllim që të shkojmë tek strukturimi i duhur, pasi është absurde në vlerësimin tim, që Shqipëria megjithëse ka vite që është anëtare e NATO-s ende nuk ka arritur të miratojë strategjinë e sigurisë kombëtare në përputhje me kushtet duke qenë anëtare e NATO-sa Pra, reforma në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes apo në strukturat e sigurisë është shumë më e gjerë se kaqa Kështu që, Presidenti si Komandat i Përgjithshëm ka detyrimet e veta, Qeveria gjithashtu, Kryeministri, Ministria e Mbrojtjes dhe Kuvendia Unë kam qenë Ministër i Mbrojtjes kur janë hartuar dhe miratuar një pjesë e këtyre ligjeve dhe është e rëndësishme të respektohet me rigorozitet parimi i njohur “check and balance” në harmonizimin e autoriteteve dhe në ushtrimin e autoriteteve kushtetuese të institucionevea
Source: Tema – Aktualitet