Në Komisionin kuvendor të Ligjeve, dy ditë më parë, është vendosur me votat e mazhorancës që të rrëzohet një tjetër dekret i juaji për emërimet në sistemin e drejtësisëa Është rrëzuar kandidatura e zotit Alaudin Malaj, Kryetar i Gjykatës së Apelit, për një vend në Gjykatën e Lartëa Në fakt, ky nuk është një rast i shkëputura Janë bërë tashmë disa dekrete për emërimet në sistemin e drejtësisë që rrëzohen nga mazhoranca në Kuvenda A keni një koment? Çfarë po ndodh me këto kandidatura që ju rrëzohen në Kuvend?
Unë besoj që nuk ka vend për shumë komente pasi është mjaft e qartë pasqyra e këtij realitetia Kemi të bëjmë qartazi me një qëndrim politik, i cili praktikisht po i heq ‘de facto’ kompetencën kushtetuese Presidentit të Republikës për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartëa Nuk mund të bëhet dot ‘de jure’, sepse kërkohet të ndryshohet Kushtetutaa Në pamundësi për ta ndryshuar Kushtetutën ligjërisht po anashkalohet përmes këtyre procedurave në Komisionin e Ligjeve për të bërë të pamundur realizimin e kompetencës kushtetuese të Presidentit të Republikës për emërimin e gjyqtarëve në gjykatat e lartaa Pra, kemi një sjellje, e cila vjen nga një realitet i pamundësisë për ta kthyer Presidentin e Republikës dhe Kreun e Shtetit në një kukull të pushtetit ekzekutiva Tashmë është gjetur një rrugë e tillë duke i hequr kompetencat, në këtë rast, në kundërshtim dhe në mosrespektim edhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila qartazi e ka bërë interpretimin e saj në lidhje me konsultën midis Presidentit dhe Kuvendit; kompetencat e njërit institucion dhe institucionit tjetër, ndaj unë besoj që, për opinionin publik dhe për çdo faktor tjetër të interesuar për ecurinë e këtyre sjelljeve dhe ngjarjeve në Komisionin e Ligjeve panorama është e qartë, për më tepër që, jam i bindur, opinioni publik tashmë është qartësuar në tërë ecurinë e këtyre marrëdhënievea
Ka patur një deklaratë të fortë në Komisionin e Ligjeve nga deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, zoti Spartak Braho, i cili ka propozuar nisjen e procedurës për shkarkimin e Presidentita Si e keni pritur këtë deklaratë kur e keni dëgjuar?
Këto janë thirrje revolucionare, të cilat ende janë si një përcjellje e reminishencave të një lloj deliri që shfaqej në vitet ’70-tëa Natyrisht, objektivi është i gabuara Nëse do të isha nga ata njerëz që tremben, nuk do të kisha marrë përsipër prej kohësh përgjegjësi shtetërore dhe institucionalea Janë thirrje revolucionare që nuk meritojnë as vëmendje dhe as komentea
Tashmë nuk është lajm i ri që mazhoranca dhe me anë të disa projekt-ligjeve po tenton reduktimin e disa prej kompetencave të Presidentit të Republikës, qoftë në detyrën e Kreun të Shtetit dhe qoftë si Komandat i Forcave të Armatosuraa Keni patur një takim me ambasadorët e NATO-sa Çfarë impakti ju dha ky takim? Ju përveçse i keni informuar, a keni marrë prej tyre edhe një lloj garancie apo mbështetje?
Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, një vend aleata Jemi pjesëtarë të kësaj familje politiko-ushtarake, të aleancës më të suksesshme në botë përsa i takon kontributit për paqen, liritë dhe sigurinëa Ndaj, ne, institucionet e shtetit shqiptar duhet të ndajmë me përfaqësuesit e kësaj Aleance pikëpamjet tona, veçanërisht kur ato lidhen me çështje të sigurisëa Presidenti i Republikës si Komandant i Forcave të Armatosura nuk mund të pranojë devijime të standardit që tashmë është në të gjitha vendet e NATO-s ku kompetencat e Komandantit të Përgjithshëm të kalojnë nga Presidenti tek Qeveria, pasi unë e kam shprehur dhe herë të tjera, jo vetëm bëhet një çbalancim i harmonisë kushtetuese të pushteteve dhe të komandimit të Forcave të Armatosura, por krijohet një risk i madh i politizimit të vendimmarrjeve të rëndësishme me karakter strategjika Natyrisht që përfaqësuesit e vendeve anëtare, aleate të Shqipërisë morën shënim pikëpamjet e Presidentit të Republikës dhe njëkohësisht ndava me ta vlerësimin dhe dëshirën time për të përfituar nga eksperienca e vendeve të tyre në çështje të tillaa
President, si ndiheni në këtë lloj përplasjeje të vazhdueshme me ekzekutivin, me Qeverinë: kompetencash, dekretesh? Ju keni vendosur të vazhdoni, le të themi, në rrugën tuaj, pra në mbështetje të ligjit, Kushtetutës, apo keni një mesazh?
Mesazhet më të mira janë sjelljet institucionale, janë sjelljet kushtetuese, janë sjelljet ligjore, në mbrojtje edhe të integritetit të institucionit që përfaqëson secili prej nesha Jam betuar mbi Kushtetutë dhe mbi Flamurin Kombëtar që do të respektoj Kushtetutën dhe brenda këtij betimi një element i rëndësishëm përmbajtësor ka të bëjë jo vetëm me ruajtjen e integritetit të Institucionit të Kreut të Shtetit shqiptar, por edhe me garancinë që i jap sërish sot opinionit publik dhe qytetarëve të vendit tim se, përsa kohë të jem në Zyrën e Presidentit të Republikës, Institucionin e Kreut të Shtetit shqiptar nuk do ta marrë dot peng askush, në asnjë rast, me asnjë çmima
Zoti President, politika, por jo vetëm politika prej disa ditësh është përfshirë në një debat të gjerë me akuza të ndërsjellta përsa i përket trafikut të drogësa Ka pasur një debat të gjatë dje në Parlament, ka patur një protestë të opozitësa Nuk e di, çfarë përshtypje ju jep gjithë ky debat?
Rasti në fjalë është një rast mjaft i rëndë, i cili në gjykimin tim kërkon një hetim të thellë, një hetim transparent dhe mbi të gjitha të besueshëma Pse e them ‘të besueshëm’? Dhe ky ka qenë dhe mesazhi që i kam adresuar Prokurorisë shqiptare, veçanërisht Prokurorisë së Krimeve të Rënda pasi përmes hetimit të plotë, zbardhjes në mënyrë të besueshme të gjithçkaje në lidhje me këtë ngjarje, luftohet krimi i organizuar dhe së dyti, çka është gjithashtu shumë e rëndësishme, mbrohet dhe ruhet dinjiteti i shtetit shqiptara Unë besoj, inkurajoj dhe pres që Institucioni i Prokurorisë të angazhohet me të gjithë seriozitetin, të shtojë në mënyrë maksimale kapacitetet e mundshme profesionale dhe të shtrijë hetimin në të gjitha ato raste, të cilat lidhen me një vend të tillë për të bërë të mundur një qasje ligjore të fortë ndaj këtij fenomeni, i cili duhet me çdokush të mos cenojë imazhin e vendit dhe imazhin e shoqërisë shqiptarea
Sa e rrezikojmë këtë me anë të këtyre fenomeneve?
Në rast se do të ketë një hetim të plotë dhe penalizim të plotë të të gjithë atyre që janë përfshirë në një akt të tillë, jam i bindur se do të kontribuojmë mjaft në ruajtjen e imazhit të vendita
Zoti President edhe në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ka pasur edhe akuza edhe për implikimin e infrastrukturës së Ushtrisë në trafik drogea Si i keni pritur këto akuza, këto deklarata dhe a keni marrë, le të themi, ndonjë iniciativë për të parë më tutje nga këto deklarata?
Natyrisht që çështjet e implikimit duhet të hetohen dhe zbulohen nga organet e drejtësisëa Ne asnjëherë nuk mund të devijojmë nga mekanizmi i shtetit ligjor, ndaj edhe pak më lartë kur përmenda hetimin e thellë të të gjithë elementëve, kam parasysh pikërisht për të vajtur tek besueshmëria dhe efektshmëria e luftës ndaj akteve dhe fenomeneve të tilla lidhet pikërisht përsëri me një drejtim, me pjesën e hetimit nga institucionet e shtetit ligjor të vendita Ajo që unë do të kërkoja nga Forcat e Armatosura dhe veçanërisht nga drejtuesit e FA-së, nga njerëzit nën uniformë është përqendruar tërësisht larg nga përdorimi politik i tyrea Njerëzit nën uniformë nuk mund të vihen në përdorim të politikësa Njerëzit nën uniformë kanë ligjin, Kushtetutën, kanë betimin, kanë mekanizmat për të bërë punën e tyre, për të përmbushur misionin e tyrea Misioni i njerëzve nën uniformë është një dhe vetëm një – mbrojtja e vendit, mbrojtja e Atdheut, garantimi i sigurisë dhe lirisë për qytetarin shqiptara Çdo përfshirje apo lejim i përdorimit politik nga ana e tyre jo vetëm që rasti mund ta komplikojë në mënyrë të panevojshme, por mund të krijojë dhe ngarkesa të tjera të panevojshme për Forcat tona të Armatosura, të cilat janë sot krenaria e vendit tonë, janë ata të cilët e kanë përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë dhe emrin e shqiptarëve në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut, janë njerëz të cilët kanë sakrifikuar dhe sakrifikojnë edhe jetën e tyre në interes të nderit të kombit, të nderit të flamurit, të nderit të Shqipërisëa Asgjë nuk mundet që, edhe përgjegjësi të individëve të ndryshëm, nuk kanë për të cenuar dhe nuk mund të cenojnë dot këtë kontribut të madh dhe këtë emër që kanë sot Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisëa
Së fundi, nëse keni një mesazh për politikën dhe drejtësinë duke iu referuar dhe rastit të Divjakës?
Presidenti Nishani: Mesazhet janë të qartaa Në kuadrin e shtetit ligjor, shtetit të së drejtës, të krijimit të besimit tek institucionet, lufta kundër narko-trafikut që është një sfidë e madhe për Shqipërinë, dhe jo vetëm për Shqipërinë, kërkon së pari vullnet, kërkon angazhim, kërkon koordinim institucionala Nuk mund ta ndihmojë luftën ndaj narko-trafikut sulmi ndaj Prokurorisë, ndaj gjykatave, apo ndaj Presidentit të Republikës, përkundrazi, krijon një qasje të kundërta Pra, angazhimet që nisin tek vullneti vijojnë me funksionimin e mekanizmave ligjore të shtetit përmes harmonizimit, bashkëpunimit, përmes partneritetit me partnerët pasi janë hetime që shtrihen edhe përtej territorit shqiptar dhe ecja në këtë qasje, ecja me këtë sjellje institucionale, me këtë besim, jam i bindur që do të funksionojë natyrisht për të qenë gjithmonë fitues në këtë betejëa
Intervistë dhënë për TV Klan
Source: Tema – Aktualitet