Ish-banorja e “Big Brother VIP1” dhe këngëtarja e njohur Xheisara Frisku, ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Nëpërmjet një statusi të ndjerë, shoqëruar me një fjongo të zezë, artistja ka treguar se babai i saj ka ndërruar jetë.
“Gjysma e shpirtit tim u shua bashkë me ty babi”, ka shkruar Xheisara.
Kujtojmë se Xheisara ishte pjesë e “Big Brother VIP1”, por rrugëtimi i saj përfundoi shumë shpejt.
The post Ish-banorja e “BBV” humb babain: Gjysma e shpirtit tim u shua appeared first on Albeu.com.