Ish-kreu i Drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi, ka qenë sot në Prokurorinë e Posaçme ku është marrë në pyetje nga prokurorët.
Pas daljes nga ambientet e SPAK, ai është pyetur nga gazetarët se për çfarë ishte paraqitur, por nga ana e tij nuk ka patur asnjë koment.
Kujtojmë se zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë është nën hetim për 4 vepra penale.
Ai po hetohet nga SPAK për veprat penale të “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës”, “mashtrimit” dhe “falsifikimit të dokumentave”.
The post Ish-shefi i Tatimeve Ceno Klosi del nga SPAK pas marrjes në pyetje appeared first on Lapsi.al.