Telefoni që u gjet në qelinë e Laert Haxhiut në burgun e Drenovës është sjellë në laboratorin digjital të Prokurorisë së Posaçme. Ai do të kontrollohet për të zbuluar se me kë ka komunikuar, Haxhiu i cili është dënuar me burgim të përjetshëm. Pas kësaj për Haxhiun mund të kërkohet edhe izolimi i tij në regjimin e ashpër 41 Biss.
Telefoni u gjet të mërkurën gjatë një kontrolli që u krye pas një informacioni të siguruar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsion (SHKB). Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme ndërhynë në qelinë e Haxhiut dhe sekuestruan telefonin celular. Laert Haxhiu, akuzohet si autori i Masakrës së Lushnjes. Haxhiu u ekstradua më 3 korrik të vitit të kaluar nga Greqia një vit pasi ishte arrestuar në shtetin fqinj.
The post Iu gjet në qeli/ Telefoni i Laert Haxhiut sillet në laboratorin digjital të SPAK appeared first on Lapsi.al.