Kryebashkiakut Erion Veliajt i cili është mjaft aktiv ne rrjetet sociale i ishte mbyllur sot adresa e Instagramit. Sqarimin çfarë ka ndodhur e ka dhënë vetë Veliaj, me një video të postuar në Facebook, TikTok dhe platformën X, pa humbur rastin që të tallet pak edhe me opozitën, duke cilësuar si trillime pretendimet e tyre.