Skip to content
Gazeta.al
Menu
  • Lapsi
  • Shekulli
  • Dita
  • Shqiptare
  • Mapo
  • Panorama
  • Albeu
  • Standard
Menu

Ja emrat e firmave piramidale që do kthejnë paratë tek kreditorët

May 3, 2014

lekZyra e administrimit të ish-firmave piramidale ka bërë me dije se është gati procesi i ndarjes së parave të mbetura për 6 prej këtyre subjektevea

Përmes një njoftimi, Administratori i Shoqërive Huamarrëse bën me dije se qytetarët e interesuar mund të tërheqin përqindjen e caktuar të parave të shoqërive “VEFA”, “GJALLICA”, “KAMBERI”, “XHAFERRI”, “Ma LEKA” dhe “POPULLI”a Sipas zyrës, të gjithë ata qytetarë që kanë futur para në këto gjashtë firma dhe nuk janë paguar deri tani, mund t’i tërheqin këto para pranë sporteleve të Bankës Credins sipas koeficientit të caktuar për secilën kompania

Kompania “Vefa” e ka koeficientin e kthimit (11%), ‘GJALLICA’ (2,41%), ‘KAMBERI’ (7,2%), ‘Ma LEKA’ (34%), ‘XHAFERRI’ (40%) dhe ‘POPULLI’ (52%), dhe ftojnë të gjithë kreditorët  të paraqiten me kontratat origjinale pranë sporteleve të Bankës Credinsa

Source: Tema – Aktualitet

©2023 Gazeta.al SKAI Software Solutions