Dy mjekë kanë mbërritur pranë çadrës, ku janë ngujuar grevistët e urisë, të cilët kërkojnë rikthimin e tyre në punëa
Megjithatë, ata kanë paraqitur pesë kërkesa, të cilat kanë edhe natyrë politikea
Kështu, grevistët kërkojnë jo vetëm rikthimin e tyre në punë dhe zbatimin e vendimeve të gjykatave, por edhe transparencë për numrin e të shkarkuarve nga puna dhe marrjen e përgjegjësive për trajtimin e legjislacionit për administratëna
Kryetarja e Shoqatës për Mbrojtjen e të Shkarkuarve nga Puna, Nertila Qafzezi tha se grevës i janë shtuar edhe dy persona të tjerëa
Ajo tha se ata janë të djathtë me bindje, por kjo nuk është arsye që ata të largohen nga punaa
Grevistët nuk kanë pranuar që në çadër të hyjnë përfaqësuesit e Avokatit të Popullit, duke thënë se ai është kujtuar shumë vonëa
Ndërkohë, dhjetë grevistët e parë janë:
1- Petrit Fejzullai, 50 vjeç, ka punuar në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore në Drejtorinë Rajonale të Tiranësa
2- Gladiola Bardhoshi, 30 vjeçe, ka punuar si punonjëse sociale me Zyrën e Shërbimit të Punësimita
3- Nertila Qafzezi, 28 vjeçe, ka punuar specialiste e Zyrës së Punësimit prej katër vitesha
4- Vera Picaku, 40 vjeçe, ka punuar në Autoritetin Kombëtar të Ushqimita
5- Artan Murrizi, 45 vjeç, ka punuar inspektor në Drejtorinë e Inspektimit në Ministrinë e Drejtësisëa
6- Olgerta Shkurti, 35 vjeç, ka punuar në Drejtorinë Rajonale të Punësimit në Tiranëa
7- Agron Dervishi, ka punuar inspektor në Sigurimet Shoqërore në Gjirokastëra
8- Prengë Uka, ka punuar punëtor gjelbërimi në ndërmarrjen numër 2 të trajtimit të studentëve në Qyteti Studentia
9- Astrit Likaj, ka punuar në sektorin e financës në Zyrën e Punësimit në Tiranë prej 5 vitesha
10- Ludovik Berisha, inspektor i zjarrfikëses në Berata
Source: Tema – Aktualitet