“Armët shqiptare u dërguan në Bengazi të Libisë në vitin 2011, pavarësisht embargos së vendosur dhe administrata amerikane ishte e ndërgjegjshme për atë që po ndodhte”a
Shumë burime e pohuan këtë për rrjetin mediatik “The Blaze”, që bëri disa investigime për transportin e armëve në shtetin që nuk po gjen qetësi, Libinëa Shkrimi titullohet “Brenda botës sekrete të një tregtari amerikan armësh”a
Më 11 shtator të vitit 2011, një transportues armen nga Shqipëria mbërriti në Bengazi, i ngarkuar me 800 mijë municione që vinin – siç shkruan “The Blaze” – nga rezervat e shumta të Shqipërisëa
Tre prej këtyre stoqeve i përkisnin forcave të Emirateve të Bashkuar Arabe, duke iu referuar një hetimi të Organizatës së Kombeve të Bashkuaraa
Avionët nga Shqipëria, që kishin edhe ngarkesa nga Ukraina, po vërshonin drejt Libisë të trazuar nga lufta, pavarësisht embargos së armëve dhe për këtë administrata Obama ishte e vetëdijshmea
Pyetjet që lindin janë: Çfarë do të thotë ngarkesa e qindra milionëve, nëse jo miliarda dollarëve vlerë në armë apo municione nga njëri vend në tjetrin? Dhe tjetra: A është e mundur për një vend-origjinë t’i dërgojë armët në mënyrë të maskuar, duke lënë “zero gjurmë” në vendin ku armët dërgohen?
Po ndërmjetësit në tregtinë e armëve janë shumë të familiarizuar me procesina
Në fakt, Shtetet e Bashkuara kryesojnë listën si “furnizuesi më i madh i armëve në botë, prej vitit 2009-2013”, duke iu referuar një raporti të Institutit në Kërkimet për Paqen Ndërkombëtare në Stokholm, i cili vëzhgon konfliktet, kontrollin e armëve dhe çarmatimina
Sipas këtij instituti, SHBA në vitin 2013 llogaritet për 45% të shpërndarjes së armëve në vendet e Gjirit Persik, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin, si dhe ka nënshkruar kontrata që e lejojnë të ruajë nivelet e larta të eksportit të armëve në këto vendea
Një prej tregtarëve të armeve, i cili foli me kushtin e ruajtjes së identitetit për “The Blaze”, flet për procesin e lodhshëm për të marrë miratimin për transportin e tyre dhe për problemet që dilnin kur kargoja nuk vëzhgohej nga zyrtarë të shërbimeve sekrete apo ata ushtarakëa
Në Libi, dështimi i Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s për të vëzhguar ashtu siç duhet ngarkesat e armëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2011 dhe 2012 i dhanë anëtarëve të Al Kaedës një avantazh dhe u lejoi të tjerëve të ngrenë arsenalin e tyrea
Ai shpjegoi se të informuar ishin ata që duhet ta dinin në Departamentin amerikan të Shtetita Tregtari – siç shkruan “The Blaze” – kishte udhëtuar edhe në vende si Bullgaria, Republika Çeke, Serbia dhe Ukraina, kudo dhe kurdo ndodheshin armët dhe përballej edhe me tregtarët e tjerë të armëve nga e gjithë botaa/ Top Channel
Source: Tema – Aktualitet