Një takim ku prindërit e personave që i përkasin komunitetit LGBT (lesbike, gay, biseksual, transgjinor) do të mund të flasin qetësisht për eksperiencat e tyrea Ky është një prej aktiviteteve të planifikuara nga Ambasada Pink, në kuadër të Festivalit të 3-të të Diversitetit, i cili do të fillojë në datën 12 maj e do të finalizohet në Ditën Kundër Homofobisë (17 maj)a
Festivali përfshin edhe shumë aktivitete të tjera, duke filluar me një konferencë shtypi e për të vazhduar me shfaqjen e një dokumentari me titull “Jam gay, jam mysliman”, si dhe organizimin e Panairit të Diversitetita Qëllimi i këtij “festivali” është mundësia për të treguar se, pavarësisht ndryshimeve, të gjithë janë të barabartëa Duke promovuar barazinë përmes konceptit të diversitetit, Ambasada Pink i bën apel shoqërisë shqiptare për të ndryshuar dhe mbështetur grupet e margjinalizuaraa
“Mesazhi kryesor do të jetë që, të gjithë ne, pavarësisht diferencave, duhet të jemi të barabartë në shanse dhe mundësi dhe duhet të kemi të drejtën e shprehjes, dashurisë, mbledhjes dhe organizimit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Pinka
Source: Tema – Aktualitet