Skip to content
Gazeta.al
Menu
  • Lapsi
  • Shekulli
  • Dita
  • Shqiptare
  • Mapo
  • Panorama
  • Albeu
  • Standard
Menu

Japin dëshmi të kundërta/ Lihen në burg Riformato dhe Bajrami, por hetimi synon të shkojë tek kapot

May 13, 2014

sb

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të lërë në burg dy të dyshuarit për trafik droge në rastin e shumëpërfolur të Divjakësa

Fillimisht u zhvillua seanca për masën e sigurisë ndaj të akuzuarit nga Shqipëria, Saimir Bajramia

Ky i fundit ka deklaruar se ai do e ngarkonte drogën në aviona Ai ka shtuar se ishte në krizë ekonomike pasi kishte humbur punën në Italia

Bajrami tha se nuk ka ndonjë precedent penala

Gjatë seancës, avokati mbrojtjes i Bajramit ka thënë se pranon masën e sigurisë, pasi 35- vjeçari është kapur në kushtet e flagrancës, por ai hodhi poshtë dëshminë e vetë të pandehurit se ka pasur njohje me pilotin italian për trafikimin e lëndës narkotikea

Sipas avokatit Sokol Hazizaj, Saimir Bajrami nuk ka lidhje bashkëpunimi me pilotin e avionit, që u bllokua në rërë, dhe për këtë arsye ai kërkoi edhe vlerësim të gjendjes mendore të klientit të tija

Më vonë nisi seanca ndaj pilotit italian, Giorgio Riformatoa

Ai nuk e ka pranuar akuzën, duke u shprehur se kishte ardhur si turist në Shqipëria

Riformato tha se uljen në Divjakë e ka bërë për arsye teknikea

Mediat janë lejuar që të filmojnë fillimin e seancës ndaj Bajramit, por nuk janë lejuar që të filmojnë seancën ndaj Riformatosa

Kjo seancë është monitoruar nga përfaqësues të ambasadës amerikanea

Megjithatë, tani sfida e hetuesve është për të zbuluar se cilët janë kapot që qëndrojnë pas këtij trafiku, pasi edhe Bajrami, edhe Riformato, duket se kanë shërbyer si korrierë drogea

Source: Tema – Aktualitet

©2023 Gazeta.al SKAI Software Solutions