Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri u shpreh se një pjesë e mirë e investitorëve italianë, janë të fokusuar në sektorin e energjisëa i pranishëm në aktivitetet e organizuara në kuadër të Javës Italiane, Gjiknuri tha se “kjo nuk është rastësi, jo vetëm sepse energjia është gjithmonë një sektor i rëndësishëm, një sektor ku shumë biznese orientojnë investimet e tyre, por kjo lidhet edhe me faktin se Shqipëria ofron mundësi të mëdha”a
“Pavarësisht se mund të ketë patur situata të caktuara me kriza financiare, mund të ketë edhe një gjendje të vështirë si kjo që po kalojmë sot, por gjithësesi diçka e tillë nuk mund ta lëkundë e as ta errësojë perspektivën e investimeve në sektorin e energjisëa Jemi dëshmitarë që shumë sipërmarrës italianë kanë investuar në burimet e reja shqiptare, në hidrocentralet shqiptare, kanë rriskuar kapitalin e tyre dhe mund të jenë ndodhur edhe në vështirësi kohët e fundit, për shkak të problemeve që ka pasur sektoria Realisht, dua t’ju them se si Ministri dhe si Qeveri po punojmë shumë intensivisht, në një dialog shumë të hapur me të gjithë industrinë, por edhe duke marrë parasysh të gjithë faktorët që e kanë çuar situatën e tregut energjetik në këtë pikë, për të hapur dritaren e rimëkëmbjesa Synimi mbetet që bizneset tuaja të jenë të sigurta, që kapitali juaj të kthehet, por njëkohësisht të ketë një zhvillim të qëndrueshëm në sektorin energjetik”, tha Gjiknuria
Në fjalën e tij, Gjiknuri informoi se Qeveria po përgatit ligjin e ri për energjinë dhe do të kryejë një reforme të madhe që ka të bëjë me fillimin e liberalizimit të tregut duke krijuar një treg privat të energjisë përtej atyre pak konsumatorëve, të cilët përbëjnë një përqindje shumë të vogël të treguta
“Shpresojmë që vitin tjetër, 30% e tregut të jetë e liberalizuar, nëpërmjet klientëve industrial, komercialë të cilët do të dalin nga tarifat e rregulluara dhe do të kenë kërkesë për energji”, theksoi Gjiknuria
Në këtë kuadër, duke iu drejtuar investitorëve të pranishëm, ministri i Energjitikës theksoi se shumë nga investimet tuaja, jam i sigurtë se krahas shtetit, si partnerë do të gjejnë edhe mundësi të tjera për shitjen e energjisë dhe do të kenë mundësi të kthejnë investimin e tyrea
“Qeveria shqiptare do të nënshkruajë edhe një marrëveshje me Bankën Botërore për një mbështetje të madhe financiare në sektorin energjetik, sidomos në shpërndarje, aty ku ka qenë pika më e dobët që mund të ketë gjeneruar edhe mungesë pagesash për disa nga investitorët privatëa Kjo do të jetë një periudhë tranzitore dhe shumë shpejt, duke pasur një treg më likuid, jam shumë i sigurt që burimet që ka Shqipëria do të jenë në dispozicion edhe për investime të tjera”, theksoi aia
Duke paraqitur projektet në fushën e energjitikës, Gjiknuri tha se fatkeqësisht, projekt i mbetur në letër ka qenë dhe ai për të lidhur Shqipërinë me Italinëa
“Shumë nga investitorët tuaj që kanë investuar do të dëshironin një lidhje të tillëa Ne i kemi intensifikuar përpjekjet me autoritetet italiane, nuk është një projekt i thjeshtë, por në perspektivën tonë ai është i qartë dhe them se do të jetë një nga arritjet më të mëdha sikur Shqipëria të lidhej më një linjë direkte me Bashkimin Evropiana Kjo patjetër do të thotë mundësi më të mëdha si për investitorët italianë, si për çdo investitor tjetër, por njëkohësisht për këmbimin e energjisë me Bashkimin Evropian”, tha Gjiknuria
Shqipëria, shtoi minsitri, “paraqet edhe oportunitete të tjera, jo vetëm në fushën e hidros, megjithëse kemi burime të mëdhaa
“Janë edhe disa projekte të tjera që ne po punojmë, siç është projekti i Skavicës, ku ne po mendojmë të dalim me një partneritet publik-privat ku edhe KESH-i të mbulojë një pjesë të investimit, për shkak se ky projekt shtrihet në atë kaskadën tonë strategjike dhe shërben si një rregullator shumë i mirë i kaskadësa Por, nga ana tjetër krijon edhe mundësi shumë të mira për investitorët privatë në këtë projekt gjiganda Nuk dua të lë pa përmendur projekte të tjera në fushën energjetike siç janë mundësitë që ofron Shqipëria në hidrokarburea Shumë shpejt, qeveria shqiptare do të dalë me paketën e re të rregullave përsa i përket ankandit për fushat e padhëna të naftësa Do ta bëjmë për herë të parë këtë gjë, deri tani në Shqipëri fushat e naftës janë dhënë pa një proces garea Kjo, mbase edhe për shkak se interesi dikur ka qenë i ulët, por ka ardhur momenti të ecim drejt kësaj faze edhe për shkak të zbulimeve të reja në Shqipëri nga kompania Shell dhe Petromanas të cilat kanë gjetur sasi shumë të mira naftea Perspektiva duket e mirea Megjithëse nuk mund të themi me një konkluzion të qartë se sasia e naftës është komerciale, këto kërkime e zbulime kanë rritur shumë interesin nga kompani ndërkombëtare për fushën e naftës dhe të gazit”, tha minstri Gjiknuria
Source: Tema – Aktualitet