Shpallet në kërkim një person dhe procedohen gjashtë të tjerë në Korçë. Mësohet se është shpallur në kërkim 41-vjeçari Z.G pasi ka kanosur babanë e tij, ku ky i fundit është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Ndërkohë janë proceduar gjashtë persona për dhunë me sende të forta, aksidentimi i një këmbësoreje, përplasja me automjet e një biçiklisti si dhe përplasja e dy automjeteve me njëri-tjetrin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë.
The post Kanosi babain e tij, shpallet në kërkim 41-vjeçari në Korçë appeared first on Lapsi.al.