Banorët e Valencias, Kastiljes dhe zonave përreth po përjetojnë orë kritike nga përmbytjet e paprecedenta të shkaktuara nga stuhitë që goditën Spanjën lindore. Me numrin e të vdekurve që ka arritur 158 dhe kërkimin për të zhdukurit ende të pa përfunduar, askush në Valencia dhe Castile nuk mund të flasë ende për ditën në vazhdim, pasi ngjarja më e keqe e motit në shekullin e 21-të për vendin iberik nuk duket të ketë përfunduar ende.
Dëshpërimi dhe përpjekja për të mbijetuar e banorëve të zonave të Valencias, tregohen në mënyrën më të qartë në fotot e mëposhtme, që janë pamje që vijnë nga rrënojat. Banorët shkojnë nëpër supermarkete të përmbytura dhe përpiqen të mbledhin ushqime dhe gjërat e nevojshme themelore që kanë mbetur në dyshemenë e dyqaneve.
Ndërkohë kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u bëri thirrje sot banorëve të rajonit të Valencias që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre pasi rreziku është ende prezent. Sanchez nuk ka specifikuar numrin e personave të zhdukur, por shtypi spanjoll vlerëson se janë dhjetëra.
“Gjëja më e rëndësishme është që qytetarët të kuptojnë se (episodi i motit të keq) nuk ka mbaruar,” tha ai, duke u bërë thirrje banorëve të provincës së Valencias dhe atyre të Kastiljes, të vendosura në veri të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe mos të dalin. Qeveria spanjolle shpalli ditën e djeshme tre ditë dhe gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e gjendjes katastrofike.
The post Katastrofa në Spanjë, njerëzit kërkojnë ushqim në supermarketet e përmbytura (FOTO) appeared first on Lapsi.al.