96 kilogramët e eksplozivit sekuestruar të hënën më 19 maj në Tiranë kanë dalë nga depot e ushtrisë shqiptarea
Lënda eksplozive raportohej si e shkatërrura nga 4 personat e arrestuar ditën ehënë, ndërsa në të vërtetë ajo hidhej në treg dhe shitej me një vlerë prej 1 mijë eurosh për kilogramëa
I arrestuari Ilir Dhimo ka shërbyer si kapiten në sektorin e asgjesimit të municioneve, ndërsa Artur Çelo ka patur detyrën e ushtarit profesionist, Pëllumb Daci gradën major,ish zevendës komndant pranë Forcave të Armatosura, kurse Emild Taku ka qënë ushtar në batalionin e transportita
Ka dyshime të forta që këta persona e kanë marrë C4 nga reparti i Ndroqit në Tiranë,ku fillimisht e raportonin të shkatërruaraMë pas në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata e hidhnin në trega
Por deri më tani nga hetimet nuk ka rezultuar që këta persona të bënin montimin e bombave me C4a
Operacioni i policisë së Tiranës, mbrëmjen e të hënës i koduar Porosia bëri të mundur arrestimin në flagrancë të katër ish-ushtarakëve,në kohën kur do të shisnin 10 kilogramë eksploziva Ndërkohë që pas kontrollit të banesave të tyre u bë i mundur bllokimi i 96 kilogramëve C4,sasia me e madhe e sekuestruar ndonjëherë nga policia shqiptarea
Source: Tema – Aktualitet