Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka falenderuar mbështetësit e tij dhe shprehur mirënjohjen për ata që e mbështetën gjatë periudhës së tij në “arrest shtëpie”.
“Falenderoj ata qindra mijëra qytetarë, gra, burra, të rinj e të reja, që me qëndresën e tyre të pamposhtur të përnatshme me fjalimet, kthyen rrugicën e ngushtë në bulevardin e shpresës. Do jeni përjetë frymëzimin im, kauza e drejtë nuk humbet kurrë”, tha Berisha.
Gjithashtu, kreu i PD-së falenderoi dhe gjykatësen që dha vendimin për masën e sigurisë ndaj tij, duke thënë se ajo nderoi ligjin, moralin e ligjit dhe Kushtetutës.
“Këtë vit unë kthyer rekordin tim për numrin e fjalimeve, 330 të tilla. Tani e tutje veprimi do të jetë kryefjala e Sali Berishës dhe jona e përbashkët. Ka ende disa mesazhe të rëndësishme që duhet t’ju them shqiptarëve. Së pari, falënderoj çdo shqiptar dhe familjen time që mori një dozë të madhe të kësaj sakrifice. Falenderoj ata qindra mijëra qytetarë, gra, burra të rinj e të reja, që me qëndresën e tyre të pamposhtur të përnatshme me fjalimet kthyen rrugicën e ngushtë në bulevardin e shpresës.
Do jeni përjetë frymëzimin im, kauza e drejtë nuk humbet kurrë. Falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët, drejtuesi e PD, demokratët opozitarët që më mosbindje civile bën opozitën më të fuqishme. Falënderoj çdo shqiptar kudo, me qëndresën tuaj, kjo fitore nuk do ishte e mundur. Një mirënjohje të thellë për miqtë e mi në botë për mbështetjen e PD dhe ndaj Sali Berishës. Falenderoj gjykatësen e cila nderoi ligjin, moralin e ligjit dhe Kushtetutës. Uroj që ligji dhe morali të udhëheqin çdo punonjës të shtetit shqiptar”, u shpreh Berisha.
The post Kauza e drejtë nuk humbet kurrë/ Berisha: Falenderoj gjykatësen që nderoi ligjin dhe Kushtetutën appeared first on Albeu.com.