“Shqipëria ka shënuar progres për zbatimin e MSA-së, ku gjatë vitit 2013-2014 është bërë një punë domethënëse në përafrimin e legjislacionit me BE, si dhe reforma të tjera të nisura nga qeveria”a
Kështu u shpreh ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha në takimin e 6-të të Këshillit të Stabilizim Asociimit në Bruksela Delegacioni shqiptar që kryesohej nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, përbëhej nga 11 zyrtarë shqiptarë, pjesë e tij, ishte edhe Kryetarja e Komsionit Parlamentar të Integrimit, Majlinda Bregua
Ministrja e Integrimit Evropian, raportoi në Këshill për mbarëvajtjen e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, duke u fokusuar në kriterin ekonomik, përafrimin e legjislacionit me BE-në dhe bashkëpunimin financiara
Gjatë diskutimeve në Këshill, Gjosha theksoi se “bashkëpunimi me opozitën është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e procesit të integrimit i cili është mjaft kompleks dhe dinamik”a Duke nënvizuar progresin që ka bërë vendi, Gjosha u shpreh se “standardet që duhen plotësuar për t’u pranuar në familjen evropiane ndryshojnë me kohëna Për këtë arsye, Shqipërisë i duhet të ecë më shpejt për të mbajtur ritmin e BE-së”a
Ministrja e Integrimit Evropian, deklaroi se të gjitha nismat e ndërmarra deri tani nga qeveria në funksion të axhendës evropiane, kanë si synim kryesor përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin e mëtejshëm me BE-nëa
“Në këtë proces të gjatë transformimi fitojnë qytetarët shqiptarëa Fitojnë bizneset që përfitojnë nga rregullat e standardizuara dhe nga masat për të reduktuar korrupsionina Pra, fiton Shqipëria”, tha ajoa
Ndërkohë duke folur në Konferencën “Shteti i së drejtës dhe procesi i reformave në Shqipëri”, organizuar nga Fondacioni Hanns Seidel, Gjosha tha se Shqipëria është e vendosur të ecë përpara në udhëtimin e saj drejt Evropës
“Qeveria e re që pas marrjes së mandatit është angazhuar maksimalisht, për të afruar Shqipërinë me Bashkimin Evropian, duke ndërmarrë një sërë masash për forcimin e shtetit të së drejtës”, tha ajoa
Duke u ndalur te Road Map për zbatimin e 5 prioriteteve të lëna nga Komsioni Evropian, Ministrja Gjosha nënvizoi se “udhërrëfyesi i hartuar nga qeveria përmban masa ambicioze të cilat do të sjellin rezultate në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, krjimin e një administrate publike eficiente, reformimin e sistemit gjyqësor, duke sjellë demokratizimin e mëtejshëm të vendit”a
“Vetëm duke krijuar një shtet ligjor ku respektohen të drejtat e secilit prej nesh,ne do të mund të ofrojmë siguri se meritojmë të jemi pjesë e kësaj familjeje të madhe jo vetëm gjeografikisht”, tha Ministrja Gjoshaa
Lidhur me punën e bërë për secilin nga 5 prioritetet, Gjosha u shpreh se qeveria do të ruajë të njëjtin ritëm në realizimin e reformave, pasi ato i shërbejnë të ardhmes së vendita
“Për ne çdo hap i hedhur drejt Bashkimit Evropian është një nxitje më shumë për të mos u ndalur në përpjekjen e përditshme, për t’u ofruar qytetarëve tanë të njëjtat standarde si ato të vendeve të BE”, tha Ministrja Gjoshaa
I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe shefi i Njësisë për Shqipërinë në Komsionin Evropian Vassilis Maragos i cili u shpreh se vërehet përkushtim nga pala shqiptare në lidhje me reformat që duhen ndërmarrë, duke theksuar se Komsioni do të ofrojë gjithë asistencën e nevojshme në funksion të procesit të integrimita
Source: Tema – Aktualitet