Ndërsa pritej që të zhvillohej seanca gjyqësore ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me objekt padinë e kryer nga ish-kryeprokurorja e vendit, Ina Rama, KLD ka gjetur rastin të përjashtojë drejtuesen e seancësa
Preteksti sipas mbrojtësit të Ramës është fakti, se gjykatësja është bashkëshorte e një prokurori, ndërkohë që Ina Rama priste shqyrtimin pasi ajo kërkon jo vetëm kthimin në vendin e punës si gjyqtare Apeli, por edhe kërkon pagat që nga dhjetori i vitit 2012 e deri më tania Gjithashtu objekt padie janë edhe fyerjet që janë bërë nga disa anëtar të KLD-së në drejtim të saj, për të cilat znja Rama kërkon dëmshëprblima
Seanca pritej të zhvillohej në Gjykatën Administrative, ku me kërkesë të KLD-së gjyqtarja që kishte çështjen, Enrjeta Shehaj, u përjashtua nga gjykimi me një vendim të një tjetër kolegeje të saj, që do të thotë se padia e depozituar në fillim të muajit prill do të hidhet edhe njëherë në short, për të vendosur një tjetër trupë gjyqësorea
Të ndodhur në këtë pikë të çështjes mbrojtësi i Ina Ramës, Fatmir Braka e shikon si ndikim të KLD-së përjashtimin e gjyqtares Shehaj, pasi tre vjet me parë Këshilli i Prokurorisë e më pas ish-Prokurorja e Përgjithshme, vendosi emërimin si prokuror i bashkëshortit të gjyqtares, Erjon Shehaja
“Këta gjyqtarë të Gjykatës Administrative janë emëruar të gjithë nga KLD-ja dhe po të ecim me arsyetimin që bën KLD-ja, që gjyqtarët duhet të kenë shkaqe njëanshmërie, kur burrat e tyre emërohen në një vend, siç është rasti i prokurores të përgjithshme, atëherë ç’thuhet për këta gjyqtarë, që direkt janë emëruar nga KLD-ja dhe nga Presidenti i Republikës, me vendimmarrjen e të dyve? Ky proces kështu futet në rreth vicioz”,citon “Shekulli”, avokat Fatmir Brakaa
Source: Tema – Aktualitet