Ka disa ditë që një material “sekret” i prodhuar nga maxhoranca dhe që është dhe në dispozicion të disa prej selive diplomatike në Tiranë, ka bërë një radiografi dramatike të situatës në KLDa Situata në qeverinë e gjyqësorit në shkelje të ligjit, shumica dërmuese e kryetarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit, pa mandata Gjykatat administrative punojnë me gjysmën e kapacitetit të tyrea Një listë e gjatë me probleme që në thelb janë akuzë për Presidentin e Republikës, kryetar i saja Revista Java disponon materialin e plotë që përshkruan emërime të paligjshme dhe një situatë të rënduar në gjyqësor
Nga Lorenc Vangjeli*
Eshtë një mal me paligjshmëria Eshtë një situatë e fshehur në vite nga sytë e publikut, e cila e nxjerr në dritën më të keqe të mundshme KLD-në, atë që quhet qeverisja e gjyqësorita Një material dramatik i përpiluar me gjasë nga maxhoranca, ministria e drejtësisë, dhe që ka përfunduar edhe në tryezat e punës së disa prej ambasadorëve më të rëndësishëm të akredituar në Tiranë bëhet sot për herë të parë publika Zyra e njërit prej këtyre ambasadorëve e vuri këtë material voluminoz në dispozicion të revistës JAVA me një koment të vetëm: “E njihnim situatën deri diku, por kjo që shohim është thjesht e pabesueshmea Akuzat janë shumë të rënda, duhet që KLD të reagojë urgjentisht për të pozuar versionin e saj për to”a
Dhe në fakt, nëse do të ishin të vërteta pretendimet e maxhorancës, situata e paligjshmërisë në KLD është padyshim jashtëzakonisht e rëndëa Me probleme të mbartura në vite dhe me një pafundësi shkeljesh të të gjitha natyravea Duke publikuar këtë material, JAVA është e hapur të publikojë dhe përgjigjen zyrtare të KLD-së mbi tëa
KLD, çfarë ka pas perdes
“…KLD ka qenë dhe mbetet jo eficiente në përmbushje të detyrave të saj funksionale…”, ky është konkluzioni i parë i nxjerrë nga materiali, që faqe mbas faqeje plotësohet me prova të qëmtuara me kujdes dhe që i përkasin disa viteve rreshta
Informacioni i parë ka të bëjë me faktin që ministri i drejtësisë Nasip Naço, duke nisur që nga shtatori i vitit të kaluar ka depozituar në KLD kërkesën për shqyrtim të 13 dosjeve për procedim disiplinor, për 13 gjyqtarë që ushtrojnë detyrën në gjykata të ndryshme të shkallës së parëa Por për ironi, …KLD nuk ka shqyrtuar ende katër kërkesa të tilla të depozituara që prej vitit 2012, kohë kur ministër i drejtësisë ishte zoti Eduard Halimi, sot deputet i PD-sëa Kjo gjë ka shkaktuar si reakzion zinxhir një tjetër mëkata Një gjykatës shkodran, i cili ishte në “listë pritjeje” për t’u proceduar, në të vërtetë është promovuar në detyrëa Kurse në një rast tjetër, një gjykatës në të njëjtat kushte në Kukës për të cilin është kërkuar ndërprerja e ushtrimit të detyrës si kryetar i gjykatës, ka pasur gjithashtu të njëjtin fata Natyrisht më të mirëa Natyrisht me ngritje në detyrë dhe në karrierë, kur duhej të priste të kundërtëna
Drejtuesit e gjykatave
Ligji i kërkon dhe i jep tagër KLD-së që të bëjë emërimin e kryetarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelita Por KLD, për arsye të “çuditshme”, nuk e ka ushtruar këtë kompetencëa “…ka lënë në krye të gjykatave kryetarë të cilëve ju ka mbaruar mandati prej vitesh ose gjyqtarë të komanduar apo të deleguar prej vitesha Një shembull: kryetari i gjykatës së Apelit të Vlorës është në këtë situatë prej gjashtë vitesha “…një gjë e tillë ka krijuar një situatë pasigurie dhe papërgjegjshmërie që sigurisht është përdorur për t’i vënë ata nën presion”, thuhet në materialin që disponon revista JAVAa “Presion”? Materiali nuk i vë një emër konkret atij individi, institucioni apo personazhesh të tjerë që e bëjnë një gjë të tillëa
Materiali pretendon se KLD ka shkelur dhe një vendim të KLD-së të gjashtë viteve më parë, të marsit 2008 për funksionin drejtues në gjykataa Nën urdhëresën e këtij vendimi, vendi vakant për detyrën e kryetarit të gjykatave duhet të plotësohet brenda tre muajve nga krijimi i tija Dhe po kështu, delegimi i i kryetarit të një gjykate në detyrë, do të ishte vetëm përjashtim dhe jo rregulla Dhe në çdo rast, për një periudhë jo më të gjatë se tre muaja Por çfarë ndodh në realitet? Nga 29 gjykata të shkallës së parë, 23 prej tyre i kanë kryetarët që ushtrojnë detyrën në kundërshtim me ligjina 11 prej tyre drejtohen nga kryetarë të komanduar për të cilët ka përfunduar çdo lloj mandati ligjor për të ushtruar funksionina Kurse në katër raste të tjera është dhe më keq: këtyre të katërve ju ka mbaruar mandati i drejtuesit, por vazhdojnë të jenë të tillë pa qenë as të komanduar nga KLD-jaa
E njëjta situatë dhe në gjykatat e apelita Tre në tetë kryetarë janë të paligjshëm në funksionin që kryejnëa Në apelin e Durrësit dhe atë të krimeve të rënda kryetarët janë me mandat të mbaruar dhe për më tepër, gjithashtu nuk janë as të komanduar nga KLD-ja në këtë detyrëa
Edhe emërimet e fundit të kryetarëve të gjykatave të apelit në këtë fillim viti, në janar-shkurt 2014, janë kryer në shkelje të ligjit, pretendohet në materialin e maxhorancësa Për të marrë këtë funksion, i zgjedhuri duhet që të ketë një vlerësim “shumë mirë” të performancës së punës në dy vlerësime të njëpasnjëshme të tillaa “Asnjëri nga të emëruarit nuk e plotësonte këtë kriter”a Dhe po kështu, për asnjë nga të emëruarit nuk ka pasur, ashtu siç kërkon ligji, një raport të paraqitur prej tij përpara KLD-sëa
Emërimet pezull
KLD mban pezull emërimet e kryetarëve në gjykatat e rrethit në Durrës dhe Shkodëra Arsyeja? E thjeshtëa Dy kryetarët e komanduar që duket se janë të parazgjedhurit e KLD-së për t’u emëruar nuk plotësojnë kriterin e vjetërsisë në detyrë prej katër vjetësh për të marrë këtë funksiona Kështu që, shty ta shtyjmë deri sa t’u vijë rradha pikërisht atyrea
Progres raporti i vitit 2013 përcaktonte: “Raundi i emërimeve, transferimeve dhe ngritjeve në detyrë të gjyqtarëve i muajit korrik, tregoi se marzhi i diskrecionit i gëzuar nga KLD-ja është ende shumë i gjerë dhe duhet të ulet”a Si përkthehet në realitet ky marzh? Të paktën sipas maxhorancës KLD ka shkelur ligjin për organizimin e pushtetit gjyqësor për sa kohë “…nuk ka kryer vlerësimin profesional të gjyqtarëve”a Një gjë që duhet të bëhej të paktën njëherë në tre vjeta Vetëm në janar të këtij viti kanë përfunduar vlerësimet profesionale për vitet 2005-2006a Për KLD-në koha ka mbetur ende në mandatin e parë qeverisës së Partisë Demokratike, që sot ka pothuaj një vit në opozitëa
KLD nuk ka mundësuar listën e përhershme të renditjes së gjyqtarëve duke shkelur sërish ligjina Kjo është një listë që duhet të përditësohet çdo gjashtë muaja Pikërisht mungesa e kësaj liste që është detyrim ligjor që të bëhet, i jep mundësi KLD-së që në procesin e promovimit të gjyqtarëve të jetë subjektivea
Konflikti i interesit
Ka shumë të tillë brenda këtij institucioni, por një prej tyre është më pikantia “…KLD ka promovuar anëtarët e saj përgjatë mandatit si antarë të këshillita Ky fakt ka sjellë si pasojë një gjendje paligjshmërie në KLD për shkak të prishjes së balancave të përfaqësimit të gjyqtarëve të niveleve të ndryshme”, thuhet në materiala Konkretisht, institucioni i drejtuar nga Presidenti i Republikës, në shkelje të ligjit, ka promovuar një gjykatës të shkallës së parë në Tiranë për në apelin e kryeqytetit dhe një tjetër nga Lushnja e ka sjellë në Tiranë, ndërkohë që kanë qenë vetë antarë të KLD-sëa
Gjykata administrative
Ka qenë një temë e fortë debati në vitet e fundita Maxhoranca e djeshme akuzonte socialistët për bllokimin e këtij projekti jetik për marrëdhëniet e tij me biznesina Por çfarë ka ndodhur realisht mbas perdeve të mbyllura? Gjykatat Administrative në Durrës, Shkodër, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, nuk funksionojnë me kapacitetin e tyre normal, sipas organikës, sepse…, sepse KLD nuk ka bërë emërimet e gjykatësve sipas ligjita Punojnë pothuaj gjysma e gjykatësve të nevojshëma Dhe kur vjen puna tek emërimet, KLD ka shumë hallea Për shembull, tetë studentët e magjistraturës që kanë përfunduar studimet e tyre që dy vjet më parë dhe po tetë të tjerë që kanë përfunduar studimet në 2013, për më shumë se një vit nuk janë emëruar në detyrëa “Zvarritja e emërimit të tyre është bërë në mënyrë të qëllimshme për të plotësuar vendet vakante në gjykatën e Tiranës me emërime të tjera në kundërshtim me ligjin dhe me mbështetje ekonomike”, akuzohet direkt në materiala
Ina Rama
“KLD shkeli ligjin dhe votoi kundër propozimit të ministrit të drejtësisë për rikthimin në detyrë të ish-prokurores së përgjithshme Ina Ramaa Ligji përcakton se pas përfundimit të mandatit, me pëlqimin e tij, Prokurori i Përgjithshëm ka të drejtë të emërohet në funksionin e prokurorit në prokurorinë e përgjithshme ose në vendin e mëparshëm aopo në një vend të barazvlefshëm me vendin e mëparshëm…”a Por një gjë e tillë ndodhia Zonja Rama e ka kundërshtuar në gjykatë këtë shkelje të së drejtës së saj dhe është në pritje të gjykimita Ajo që bënte përshtypje në mbledhjen e KLD-së kur u rrëzuar kandidatura e saj ishte megjithatë dhe tjetër gjë: niveli shpesh pothuaj banal i diskutimeve të disa prej antarëve të KLD-sëa
Lista e shkeljeve vazhdon dhe më teja Por dhe kaq është e mjaftueshme për të kuptuar humorin e maxhorancës ndaj këtij institucionia Gjithmonë nëse pretendimet e saj janë të të drejtaa Megjithatë, ky material që bëhet publik për herë të parë, në thelb është një sfidëa Një sfidë për KLD-në që të japë përgjigje për këto akuzaa Qoftë nga zyra e kryetarit të saj, Presidentit të Republikës, zotit Bujar Nishani, qoftë nga zyra e nënkryetarit të saj të zgjedhur nga kuvendia Heshtja në këtë rast nuk është floria Eshtë një argument më shumë për vërtetësinë e akuzave që maxhoranca në qeverisje i bën qeverisë së gjyqësorita Këtij pushteti që ka besimin më të ulët të publikut që e konsideron në mënyrë dramatike si pushtetin më të korruptuar në venda
*Revista JAVA
Source: Tema – Aktualitet