Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo zhvilluan një vizitë 24 orëshe në Afganistana
Drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve u takuan me komandantin e ISAF, Gjeneral Josefph Fa Dunford, me ambasadorin e NATO-s në Afganistan, Maurits Ra Jochems, gjeneral lejtnant Joseph Anderson, komandant i Komandës së Bashkuar, si dhe me gjeneral brigade, James EaRainey, zva komandantin e Komandës Rajonale të Jugut, komanda direkte nën të cilën veprojnë trupat speciale shqiptare, të cilat kontribuojnë për paqen në Afganistan, në rajonin e Kandaharit a
Vizita e ministres dhe Shefit të Shtabit të FA në Afganistan, shërbeu për të kontaktuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë me trupat tanë në terrena
ZnjaKodheli dhe gjeneralmajor Bazo në takimet direkte me efektivët e MAT 5 dhe Eagle 8, dy misione të cilat shërbejnë në Kabul dhe Kandahar, përkrah aleatëve tanë, vlerësuan profesionalizmin e tyre në kryerjen e detyrësa
“Angazhimi juaj me përgjegjshmëri maksimale në kryerjen e detyrave është mbresëlënës,” tha Kodhelia
“Në takimet që unë pata me drejtues të lartë ushtarakë dhe civilë, vura re me kënaqesi se komandantët e Aleancës në terren, ndajnë të njëjtin vlerësim: “trupat speciale shqiptare janë të përgjegjshëme dhe në lartësinë e detyrës së tyre” dhe kjo më gëzoi dhe me mbushi me krenari”, tha Kodhelia
Source: Tema – Aktualitet