Aktivisti shqiptaro- amerikan, Geri Kokalari, në një intervistë për Ditën, thotë se Shqipëria duhet të hedhë sytë nga Amerika, duke tentuar të legalizojë kanabisina
“Ndoshta Shqipëria duhet të marrë në konsideratë kthimin e kultivimit të kanabisit në një industri eksporti,” tha Kokalaria
Ai theksoi se edhe tre presidentët e fundit në SHBA e kanë pranuar se kanë përdorur marijuanëa
Por Kokalari thotë se shqetësues është trafikimi i heroinës, pasi shqiptarët janë bërë pjesë e rëndësishme e zinxhirit ndërkombëtara
Ai thotë se ka një raport që implikon edhe Shkëlzen Berishën në këtë drejtima
“Deri tani, akuzat që unë kam parë dhe dëgjuar në lidhje me përfshirjen e qeverisë së Ramës në trafikimin e marijuanës nuk janë aq bindëse, sa ato të shërbimeve inteligjente, që unë kam shqyrtuar në lidhje me përfshirjen e qeverive të Berishës dhe Nanos në trafikimin e heroinësa Dua të theksoj se kjo ndodhte kur Lulzim Basha shërbente si ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe kur një shqiptar që punonte në zyrat diplomatike të Shqipërisë në Itali, i cili kishte lidhje me Shkëlzen Berishën, është arrestuar me sasi të mëdha të heroinës”, tha Kokalaria
Source: Tema – Aktualitet