Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, i shoqëruar nga Drejtoresha e Përgjithshme të Doganave, Elisa Spiropali, zhvilloi një vizitë në doganën e Qafë Thanësa
Gjatë një prononcim për median, ministri Panariti u shpreh se lehtësimi i këtyre procedurave është i domosdoshëm pasi vihet re një intensitet i shtuar i lëvizjes së transportuesve me prodhime të freskëta, perime dhe fruta, të cilat drejtohen drejt tregut evropiana
“Ishim këtu së bashku me znja Spiropali dhe diskutuam edhe me drejtorin e doganës, i cili, për hir të së vërtetës, ka bërë një punë të lavdërueshmea Unë dua edhe ta përgëzoj pikërisht për një organizim të përsosur dhe të përkryer të veprimeve doganorea Ajo që është kryesore është fakti që ne sot shpallëm edhe vendin, korsinë e gjelbërt, ku mallrat bujqësore do të lëvizin, krahas korsive të tjera që veprojnë për transportierët e tjerëa Mallrat bujqësore do të kenë një korsi të dedikuara Në këtë mënyrë në përqafojmë një model evropian pasi të gjitha doganat në Evropë kanë korsinë e gjelbërt për mallra bujqësorea Në këtë mënyrë, ne japim një sinjal për mbështetjen që qeveria i jep bujqësisë, duke lehtësuar edhe procedurat e lëvizjes së mallrave bujqësore, prodhimeve tona të freskëta, zarzavateve dhe frutave”, tha Panaritia
Source: Tema – Aktualitet