Pothuajse katër muaj pasi Ministria e Zhvillimit Urban publikoi të dhëna nga raport-auditi për gati 145 funksionarë e nëpunës civilë që dyshohet se kanë përfituar kredi lehtësuese në shkelje të ligjit, Prokuroria e Tiranës avancon në hetimet e nisura, duke i kërkuar Kryeministrisë t’i dorëzojë për llogari të hetimeve praktikën e ndjekur nga ky institucion që nga viti 2010 e në vijima
Pas studimit të dosjeve, aktualisht, tha një burim i Prokurorisë së Përgjthshme, është kërkuar dokumentacioni që ndodhet në Kryeminisri për gjashtë ish-zyrtarë të lartë të ish-qeverisë Berisha, për të cilët në studim të dosjes së tyre ka mospërputhje mes materialit të dërguar nga ana e tyre dhe vendimit numër 600 të Këshillit të Ministrave që mban datën 12 shtator 2007a
Praktika që kërkohet për t’u sekuestruar nga prokurorët, është për dy ish-këshilltarë të ish-kryeministrit Berisha, Flamur Kuçin ish-këshilltar për çështjet e infrastrukturës dhe Admir Drago ish-këshilltar për çështjet ligjorea Po ashtu kërkohet i njëjti material edhe për ish-shefin e kabinetit të qeverisë Berisha Oerd Bylykbashi, ish-zëvendësministren e Drejtësisë Brikena Kasmi, ish-zëvendësministren e Jashtme Edit Harxhi dhe ish-ministrin e Punëve e Çështjeve Sociale, Spiro Kseraa
Ndërkohë prokurorët kanë në duar raport-auditin edhe mënyrën se si ka fituar kredi të bute edhe ish-ministri i Brendshëm Flamur Nokaa Por, thonë prokurorët, nëse provohen dyshimet se këta zyrtarë i kanë përfituar kreditë lehtësuese duke abuzuar me ligjin, pra duke depozituar dokumentacion si të pastrehë, këta shtetas me shumë mundësi nuk merren të pandehura
Hetimet në këtë rast do të drejtohen ndaj personave apo titullarëve që e kanë firmosur këtë praktike, që sipas rregullores duhet të jetë ose Sekretari i Përgjithshëm ose Ministri, përpara se materiali të kalonte për miratim në qeveria
Aktualisht raporti-auditi për dyshimet se është abuzuar me kreditë u është shpërndarë disa prokurorëve pranë njësisë Task Force për shkak të materialit voluminoz që ka secila nga dosjet e kredivea/TCH
Source: Tema – Aktualitet