Kandidati për kryebashkiak në Himarë, Vangjel Tavo u është përgjigjur kritikëve në lidhje me gjuhën greke. Tavo është shprehur se janë përpjekur për të krijuar tymnajë, por nuk ia kanë dalë, ndërsa theksoi se Himara është e himarjotëve dhe se historia e atyre që e kanë për interesa të ngushta politike dhe private, ka mbaruar.