Këtë të mërkurë, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion.
Ndërsa nuk ka një njoftim lidhur me këtë, mendohet se arsyeja që e ka detyruar Ndreun të japë shpjegime në SPAK, ka të bëjë me akuzat e Partisë Demokratike, e cila përmes Zëdhënëses së Departamentit Antikorrupsion, Genta Vangjeli, akuzoi publikisht më 8 qershor të këtij viti se kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, i besoi dhëndrit të ish-kolegut socialist në Kuvend, procesin e rindërtimit me kontrata të majme.
““Eurocompany” shpk ishte kontraktori, i cili zbatoi kontratën nr. 23676/23, datë 19 prill 2021 me objekt: “Riforcim i njësive të banimit, pallatet e dëmtuara nga tërmeti” dhe që përfitoi 1.7 milionë euro”, deklaroi Vangjeli.
Ajo tha se Arian Tuku, i arrestuar pas zbardhjes së bisedave në SKY EÇ mes bosëve të krimit dhe njerëzve të tyre në pushtet dhe polici, është dhëndri i Arben Ndokës, ish-deputetit të PS-së, i cili po ashtu është në kërkim.
DENONCIMI I 8 QERSHORIT NGA PD
Arian Tuku, i arrestuar pas zbardhjes së bisedave në SKY ECC mes bosëve të krimit dhe njerzve të tyre në pushtet dhe polici, është dhëndri i Arben Ndokës, ish-deputetit të PS-së, i cili po ashtu është në kërkim. Arian Turku është pronar i subjektit Eurocompany shpk krijuar në vitin 2018.
Pjerin Ndreu Kryetar i Bashkisë Lezhë, i besoi dhëndrrit të kolegut socialist në Kuvend, procesin e rindërtimit me kontrata të majme. Eurocompany shpk ishte kontraktori i cili zbatoi kontratën nr. 23676/23, datë 19 Prill 2021 me objekt: “Riforcim i njësive të banimit, pallatet e dëmtuara nga tërmeti”.
Sipas të dhënave të Spending Data, një burim serioz për të evidentuar lidhjet e pushtetit me korrupsionin, që ka mbetur pa financime pikërisht për të të pamundësuar nxjerrjen e të dhënave që vërtetojnë këto lidhje, Eurocompany përfitoi 1.7 milion euro vetëm nga Qershor 2021 deri Dhjetor 2022.
Qarku i klikës kriminale në pushtet mbyllet sipas formulës: Zhvat Shqipërinë për të vjedhur zgjedhjet dhe vidh zgjedhjet për të zhvatur Shqipërinë!
Kështu Pjerin Ndreu dhe Edi Rama sigurojnë mbajtjen e pushtetit dhe mandateve në vijim.
Pasi dekriminlizimi u largon Arben Ndokën, ai fut dhëndrrin në lojë nëpërmjet Pjerin Ndreut me lejen e Edi Ramës në mënyrë që edhe pse kokat ndryshojnë, pushteti të vazhdojë. Nuk thonë kot: të gjithë rilindësit e kuq një turi kanë!
The post Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.