Komisioni i Ligjeve nisi diskutimin mbi dekretin e Presidentit Bujar Nishani i cili ktheu për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet në ligjin për ILDKP-nëa Mbledhja e Komisionit ka prodhuar përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre të mazhorancësa Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve Oerd Bylykbashi akuzoi mazhorancën se po synon të kapë shtetin, ndërsa theksoi se ILDKPI ka si mision kontrollin e pasurive të zyrtarëve në mënyrë transparente dhe të pavarura
Përkundër deklaratave të Bylykbashit ka reaguar deputeti socialist Bashkim Fino, i cili i ka konsideruar si provokime ndaj mazhorancës qëndrimet e shfaquraa Ndërsa deputeti i LSI-së Spartak Braho ka vijuar me qëndrimin e tij paralajmërues ndaj Presidentit, kur tha se Kreu i Shtetit zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendia Deklarata e Brahos është në vijim të asaj të bërë në mbledhjen e shkuar tëKomisionit të Ligjeve kur ligjvënësi i LSI kërkoi nisjen e procedurave për shkarkimin e Nishanit nga posti i Presidentita Braho e cilësoi rikthimin e ligjit për shqyrtim në Kuvend si të pamotivuar, ndërsa shtoi se Kreu i Shtetit mund ti drejtohej Gjykatës Kushtetuesea Një tjetër çështje e trajtuar nga Braho ishte ajo e Gjykatës së Lartë, për të cilën ligjvënësi i LSI kërkoi nga Kreu i Shtetit të zgjidhë ngërçin e krijuar në hallkën më të lartë të gjyqësorit shqiptara
“Presidenti të dalë nga handikapi ku ka futur Gjykatën e Lartë dhe të plotësojë vendet vakante në këtë gjykatë”, theksoi Brahoa
Deputetja socialiste Vasilika Hysi i ka cilësuar të pajustifikueshme pretendimet e Presidentita
Sipas saj, “Presidenti nuk ka kompetenca jashtë funksionit kushtetuesa Neni 94 ndalon Presidentin të ketë kompetenca të tjera Neni 94, kusht ndalues dhe përjashtues”a
Hysi tha se Kuvendi mund të ndryshojë zgjedhjen e kreut të ILDKP, pasi gëzon autonomi për vendimet kushtetuesea
“Tek zgjedhja e kreut të ILDKP kriter është profesionalizimia Zgjedhja në rastin e kreut të ILDKP nuk është politike ndaj duhet të votojmë kundër dekretit të Presidentit”, tha ajoa
Pas debateve dhe qëndrimit të mazhorancës për të rrëzuar dekretin e Kreut të Shtetit që kërkonte rishqyrtimin e ligjit, deputetët e PD-së u larguan nga mbledhja e Komisionit të Ligjevea Në relacionin shoqërues të dekretit, i publikuar më 16 maj, Presidenti shpjegon arësyet e kthimit të këtij ligji, i cili sipas Kreut të Shtetit sjell cënon kompetencat e Presidentit dhe balancimin e pushtetevea
Source: Tema – Aktualitet